MSH: 59 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Edhe katër raste të reja kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa 30 persona ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv.

“Janë testuar në 24 orët e fundit 60 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë, 42 raste

Durrës, 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje, 2 raste

Elbasan, 2 raste

Fier, 6 raste

Rrogozhinë, 2 raste

Prej tyre:

30 janë të shtruar në Spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina)”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni