MSH dhe QSUT, ‘braktisin’ të sëmurët me kancer. Mungesë medikamentesh dhe aparaturash

Aparatura e rrezeve në QSUT është  prishur prej disa ditësh, dhe nuk dihet se kur do të vihet sërish në funksion. Ky denoncim është bërë mbrëmjen e sotme (12 tetor 2017) nga emisioni investigativ ‘Stop’.

Pacientët konfirmojnë se nuk po marrin shërbim prej ditësh, e ndërsa personeli spitalor shprehet se pritet që kjo aparaturë të rregullohet javën tjetër.

Kujtojmë se këtë javë gjithashtu u denoncua mungesa e kimiopreparatit herceptinë, në shërbimin e onkologjisë.

Edhe pse jemi në muajin e luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT vazhdojnë të tregojnë mungesë serioziteti për këtë kategori pacientësh.

Terapia me rrezatim

Terapia me rrezatim është një nga trajtimet më të zakonshme për kancer. Ky trajtim është shpesh pjesë e trajtimit kryesor për lloje të caktuara të kancerit, si kanceret e kokës dhe qafës, të fshikëzës së tëmthit, të mushkrive, dhe sëmundjes Hoçkin. Ndërsa për kancere të tjera terapia me rrezatim, është terapi ndihmëse./Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak