MSH: Dje janë testuar 4 raste të dyshuara me koronavirus, kanë rezultuar negative

Në një deklaratë për mediat, shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka pohuar se janë testuar 17 raste të dyshuara me koronavirus në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

Ajo u ka bërë thirrje të githë qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekuara që të vetëkarantinohen në banesë për 14 ditë.

“Ditën e djeshme janë testuar katër raste të cilët kanë rezultuar negativ me COVID-19. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë, që në Janar deri dje, janë testuar 17 raste në total në Shqipëri dhe kanë rezultuar negative.

8 nga këto raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën, ndërsa 9 rastet e tjera kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të gjithë personat që kanë udhëtuar në vendet e prekura apo kanë pasur kontakte me persona të infektuar,  të vetëkantinohen në banesë për 14 ditë.

Të gjitha rastet që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja klinike, si temperaturë, kollë, rrufë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura dhe si të veprojnë në raste të  ndryshme”, deklaroi Tomini.

Burimi: TvKlan

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025