ISHP: Gripi i derrit, 2 të vdekur në 4 ditët e fundit

Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se bazuar në të dhënat e mbledhura nga sistemi i referimit të rasteve me SRRA (Sindromë të Rëndë Respiratore Akute), deri më datë 3 mars 2014 kanë ndodhur 2 raste vdekjeje te konfirmuara nga laboratori virologjik të prekur me virusin pandemik A(H1):

Gripi grua-një paciente e moshës 30-vjeçare e shtruar në SU “Shefqet Ndroqi, e diagnostikuar me Insufiçencë Multiorganore, Anemi dhe Pneumoni Bilaterale. Ndërkohë, pacientja, e cila ishte shtatzanë 13–javëshe, ishte diabetike e tipit të I-rë Insulinovartëse dhe kishte edhe simptoma të Nefropatisë Diabetike dhe Kardiopatisë së Dilatuar. Në paraditen e datës 27/02/2014 pacientja ka ndërruar jetë, dhe në pasditen e datës 27/02/2014, nga përgjigjet rezulton se pacientja ka qenë pozitive me virusin A(H1)pdm09;

-një pacient i moshës 86 vjeç që rezultoi pozitiv me virusin A(H1) pdm09. Pacienti manifestoi insuficiencë kardio-cirkulatore dhe sindromë të rëndë respiratore dhe ndërroi jetë pak orë pas mbërritjes në QSUT.

Situata Epidemiologjike e Gripit në Shqipëri

Prej javës së 3-të të muajit tetor 2013 deri më datën 2 mars 2014 janë dërguar në ISHP 486 mostra nga persona të dyshuar për grip.

Gjithsej, 77 (16%) mostra kanë rezultuar pozitive me viruset e gripit. 36 (47%) prej mostrave pozitive kanë rezultuar me virusin A(H3) dhe 41 (53%) mostrave pozitive me virusin A(H1) pdm09.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim