MSH: Gripi në vend, 16500 raste, 5% më shumë se vjet

U zhvillua sot në Ministrinë e Shëndetësisë mbledhja e Komitetit Ad-Hoc për Përgjigjen ndaj Gripit. Komiteti, i drejtuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është i përbërë nga specialistë të shëndetit publik dhe shërbimeve universitare. Komiteti arriti në përfundimin se në Shqipëri ekziston një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit, me prirje rritëse në 15-ditorin e fundit.

beqja 1Sipas të dhënave të survejancës të sistemit ALERT rezulton se numri i përgjithshëm i infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore, pavarësisht nga shkaku, është rreth 16500, ose rreth 5% më shumë raste se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Numri i rasteve të idenfitikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 është 19 në të gjithë vendin, ndërkohë që nga 337 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 46 prej tyre është izoluar virus i gripit. Duke filluar nga muaji tetor 2013 e deri më sot janë raportuar 124 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 8 rezultojnë pozitivë për virusin e gripit.

Komiteti konstatoi se Shqipëria nuk bën përjashtim nga situata e përgjithshme në Evropë, në Itali dhe në Greqi, ku bashkëqarkullojnë virusi sezonal i gripit dhe virusi pandemik i gripit. Ndërkohë që në Greqi, raportohet një qarkullim i shtuar me intensitet të lartë gripi.

Ministri i Shëndetësisë vlerësoi përgjigjen e deritanishme të sistemit shëndetësor në lidhje me survejancën dhe menaxhimin klinik të rasteve të paraqitura, që kanë të bëjnë me riaktivizimin e mekanizmit të koordinimit në lidhje me menaxhimin e rasteve që kanë nevojë për kujdes spitalor dhe përgatitjen e skemës së menaxhimit të rastit në të gjitha qendrat shëndetësore dhe spitalet e vendit duke u udhëhequr nga Klinika e Sëmundjeve Infektive QSUT në bashkëpunim me ISHP. Gjithashtu,  Beqaj vlerësoi riaktivizimin e mekanizmit të koordinimit të rasteve me sëmundje të rëndë respiratore akute në mënyrë që pacientët të marrin kujdesin intensiv të menjëhershëm, në kohën e duhur nën koordinimin e shërbimeve përkatëse universitare në QSUT në bashkëpunim me spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Postime të ngjashme

Progres raporti i KE: Shqipëria me nivelin më të lartë në Europë të pagesave nga xhepi për shëndetin
Ndryshimet në Shëndetësi, ministrja Sala prezanton drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH
Prezantimi i ministres së re të Shëndetësisë, Rama: Do të përdorim inteligjencën artificiale në sistemin shëndetësor
7 fruta të pasura me hekur
Raporti i UNICEF: Për herë të parë, më shumë fëmijë janë obezë sesa nënpeshë
VIDEO/ Përdornin medikamente të ndaluara dhe evazion fiskal 1 mln euro, bllokohet spitali privat në Tiranë
Rama publikon pamjet nga kantieri i Spitalit të Lezhës: Shumë shpejt aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët
Realizohet kranioplastika e parë në Spitalin Memorial të Fierit, Rama: Ndërhyrja i ktheu shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar