MSH: Shtohen 2 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur në një deklaratë për mediat se në 24 orët e fundit janë zbuluar dy raste të tjera me koronavirus.

Sipas zv.ministres Mira Rakacolli, në 24 orët e fundit janë bërë 42 testime, nga të cilat 2 kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 12.

“Janë dy raste të reja. Një i moshuar në Lushnjë 79-vjeç me histori udhëtimi në Bergamo dhe është rikthyer në Shqipëri. Në total janë vlerësuar 157 njerëz. Deri tani vetëm 12 janë pozitiv nga koroanvirusi. 9 kanë lidhje me të parin ndërsa tre janë raste të tjera. Tre prej të prekurve janë në QSUT pa probleme të veçanta.  Një në Lushnje dhe 7 në vetëizolim. 104 persona kontakte me personat që janë më COVID janë në vetkarantinim. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.” tha zëvendës ministrja Rakacolli.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025