“Multitasking”, a po na bën të humbasim kujtesën?

Dërgimi i letrave elektronike, shikimi i televizionit, dëgjimi i radios, përdorimi i tableteve dhe celularëve, këto janë çka bëjmë të gjithë për momentin. Një multitaskingsjellje gjithnjë e më e zakonshme, sidomos mes të rinjve. Por të jesh “i kudondodhur përmes teknologjisë” apo të përdorësh shumë media njëkohësisht, mund të modifikojë edhe strukturën e trurit të përparmë me efekte negative përkundrejt nivelit të vëmendjes, ankthit dhe depresionit. Këtë tregon një studim i publikuar në revistën “PlosOne”.

Kështu, “multitasking”, para se të vlerësohet si një cilësi, mund të rezultojë një zakon tepër të rrezikshëm: studimi tregoi se personat që përdornin më tepër teknologjinë kishin densitet më të ulët të materialit gri në një zonë të caktuar të trurit të përparmë. Kërkuesit kanë monitoruar 75 subjekte me sjellje “multitasking” apo të tillë që përdorin mjete të ndryshme njëkohësisht.

Rezultoi se këta persona kishin një ndryshim në strukturën e trurit të përparmë që lidhet me përpunimin e informacionit dhe emocioneve. Kjo rrit rrezikun për përqendrim të ulët, humbje të kujtesës dhe ankth./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?