Mund të luftoni diabetin…duke bërë joga

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të nxiten të bëjnë joga për të mbajtur gjendjen nën kontroll, thonë ekspertët.

Disa pacientë madje mund të ulin dozën  e ilaçeve që marrin për trajtimin e sëmundjes nëse bëjnë joga rregullisht.

45 minuta për vetëm 10 ditë nga kjo praktikë e lashtë relaksimi mund të ketë një ndikim të madh në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.

Dr. Venugopal Vijayakumar, nga Universiteti S-VYASA, në Indi, i cili ka kryer këtë studim, thotë: Edhe një seancë e jogës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të glukozës në gjak”.

“Ndryshime të dukshme mund të vihen re edhe brenda 10 ditësh. Megjithatë, ne rekomandojmë praktikë të rregullt të jogës për të paktën 3 muaj, për të shfaqur përmirësime në kontrollin e glicemisë tek njerëzit që vuajnë nga diabeti”, shton dr. Vijayakumar.

Gjatë studimit të ri, të publikuar tek revista “Diabetes & Metabolic Syndrome: Clinical Research & Reviews”, u monitoruan mbi 1200 persona të diagnostikuar me diabet të tipit 2 ose pre-diabet (kur një person ka nivele të çrregullta të sheqerit në gjak por jo në stadin e të sëmurit me diabet).

Rezultatet sugjerojnë se joga mund të përdoret për të trajtuar diabetin dhe parandaluar zhvillimin e tij tek njerëzit që janë të rrezikuar. Nivelet e sheqerit në gjak tek pjesëmarrësit u matën si para nisjes së jogës ashtu edhe pas disa seancave.

Rezultatet treguan se nivelet e sheqerit në gjak u ulën me 10% tek njerëzit që përfunduan 10 seanca të jogës.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?