Mund të mos jetë gripi: Ja cila mund të jetë arsyeja përse jeni pa qejf

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Rrjedhje nga hundët, kollë, dhimbje fyti, probleme me frymëmarrjen, temperaturë, dhimbje koke, diarre: Nëse po përballeni me këto simptoma në mes të dimrit, me siguri mund të mendoni se është grip dhe duhet të zini menjëherë krevatin. Por, mendohuni sërish.

Një tjetër familje e viruseve, të njohura si adenoviruse, shpesh imitojnë sëmundjet  e zakonshme sezonale. Edhe pse janë të njëjta, ka ndryshime të mëdha midis tyre.

Adenoviruset, ndryshe nga gripi, nuk janë sezonale dhe mund të shkaktojnë sëmundje përgjatë gjithë vitit. Ekziston një vaksinë për adenoviruset, por është e disponueshme vetëm për ushtarët.

Cilat janë simptomat?

Shumicën e  kohës adenoviruset shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin, si kollë, hundë të kuqe dhe plogështi”, thotë dr.  William Schaffner, mjek specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt. “Ata mund të shkaktojnë gjithashtu konjuktivë dhe diarre, kryesisht te fëmijët.

Syri i kuq (konjuktivi) është një tjetër simptomë që mund të shkaktohet nga infeksioni adenovirus, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Shenja të tjera të sëmundjes janë edhe inflamacioni në stomak dhe zorrë (gastroenterite), infeksione të fshikëz dhe brokiti. Nëse rrugët e frymëmarrjes mbushen me mukus, duke shkaktuar kollë dhe probleme me frymëmarrjen, apo ndryshe bronkit.

Disa njerëz mund të zhvillojnë pneumoni, një infeksion i mushkërive, si pasojë e infeksionit të adenovirusit. Nga të gjitha rastet e pneumonisë që shfaqen tek të rriturit, rreth 5% e tyre shkaktohen nga adenovirusi.

Në rastin më të keq, adenovirusi mund të shkaktojë simptoma neurologjike, si encefalit – një inflamacion i shkaktuar në tru – dhe meningjit – një inflamacion i indeve që rrethojnë trurin.

Këto raste janë shumë të rralla dhe prekin kryesisht foshnjat, njerëzit që kanë probleme respiratore, sëmundje kardiake ose pacientët me sistem të dobët imunitar, si ata që i janë nënshtruar së fundmi kimioterapisë, mund të zhvillojnë këtë sëmundje të rëndë. Në raste edhe më ekstreme, infeksioni i adenovirusit mund të rezultojë edhe në vdekje.

Shumica e infeksioneve të adenovirusit mund të jenë të lehta, kur simptomat zakonisht zgjasin rreth 10 ditë. Për shumë pacientë, kurat natyrale dhe ilaçet pa recetën e mjekët mund të lehtësojnë simptomat mund të jetë të vetmet trajtim i nevojshëm.

Si përhapen viruset?

Adenoviruset përhapen nga kolla dhe teshtima, kontakti direkt me një person të infektuar ose nga prekja e objekteve ose sipërfaqeve, si prekja e dorezave të dyerve ose prizave.

Të zbuluara në vitet ’50, adenoviruset e kanë marrë emrin nga indet ku janë gjetur për herë të parë, adenoide, që gjenden pas hunde. Ka më shumë se 60 lloje të caktuara adenovirusesh që mund të shkaktojnë infeksione te njerëzit; të tjerat prekin vetëm kafshët.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj