Mungesa e barnave te hematologjia, pacientët në rrezik për jetën

‘Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka ilaçe, por as shpresë më për jetën’. Kështu shprehet një pensioniste nga Fieri, ndërsa tregon se bashkëshorti po i përkeqësohet çdo ditë për shkak të mungesës se ilaçit Mapter, i nevojshëm për krimoterapinë.

66-vjeçari vuan nga leucemia dhe një herë në tre javë, duhet të përdorë këtë medikament që mbulohet nga shteti dhe kushton qsut12100 euro flakoni. Në mungesë të tij dhe pamundësisë për ta siguruar privatisht, Zioca Pashollari kërkon ndihmë. Pensionistja nga Fieri, nuk ka ngurruar që këtë shqetësim t’ia thotë edhe Ministrit të Shëndetësisë që ndodhej për një përurim në shërbimin e kardiologjisë në QSUT.

Ministri Ilir Beqaj i premtoi zgjidhje, por i pyetur më herët ai pranoi mungesën e barnave edhe shërbimin onkologjik.

Megjithatë këtë fakt, zoti Beqaj e anashkaloi duke thënë se furnizimi dhe buxheti për barnat është më mirë se më parë. Rastësi ose jo, vetëm pas denoncimit publik të zonjës Pashollari, Drejtoria e Qendrës Spitalore njoftoi shpërndarjen e medikamentit Mapter. Sipas tyre, ampulat kishin ardhur që në mëngjes dhe po shpërndaheshin në pavijone.

Por kjo e moshuar që po bën javë në pavijonin e hematologjisë e di se ilaçi sërish nuk do të mbërrijë në dhomën e tyre, pasi siç thotë ajo, nuk kanë as njohje e as miq. Ndaj e fundit që i mbetet është lutja drejtuar Zotit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim