Mungesa e kaliumit mund të dobësojë zemrën dhe muskujt

Mungesa e kaliumit në gjak (hipokalemia) mund të jetë shkaku ose rezultat i një sëmundjeje. Medikamente të ndryshme si diuretikët mund të ulin gjithashtu nivelet e kaliumit. Mungesa e rëndë e kaliumit mund të jetë shumë e rrezikshme. 

Kur ka mungesë kaliumi

Nëse niveli i kaliumit në gjakun e një të rrituri bie nën 3.8 milimole për litër (mmol/l), kjo është një mungesë. Nëse më shumë se 5.2 mmol/l ka një tepricë të kaliumit (hiperkalemia). Hormoni aldosteron rregullon nivelin e kaliumit duke e shkarkuar atë në urinë.

Shkaqet

Shkaqet e mungesës së kaliumit janë të ndryshme:

  • Veshkat: Nëse trupi lëshon më shumë aldosteron ose kortizol sesa duhet, më shumë kalium ekskretohet në urinë. Disa ilaçe mund të kenë një efekt të ngjashëm në sekretimin e kaliumit nga veshkat, të tilla si diuretikët dhe antibiotikët. Dobësia e veshkave gjithashtu mund të çojë në humbje të kaliumit.
  • Trakti gastrointestinal: Shumë minerale, përfshirë kaliumin, humbasin nga të vjellat e shpeshta ose diarreja. Përdorimi i tepërt i laksativëve mund të shkaktojë gjithashtu mungesë kaliumi.
  • Mungesa e marrjes së kaliumit: Edhe pse kaliumi përmbahet në shumë ushqime, mungesa e kaliumit mund të ndodhë për shkak të kequshqyerjes.
  • Rishpërndarja e kaliumit: Kaliumi gjendet brenda qelizave dhe në lëngun jashtë qelizave. Nëse vlera e pH e trupit rritet ndjeshëm, trupi ruan më shumë kalium në qeliza. Kjo krijon një mungesë kaliumi.

Simptomat

Kaliumi luan një rol kyç në transmetimin e sinjaleve në qeliza. Një mangësi, për shembull, mund të çojë në aritmi kardiake, dobësi të muskujve dhe reduktim të reflekseve. Të prekurit mund të vuajnë gjithashtu nga lodhja, kapsllëku ose rritja e prodhimit të urinës.

 

Mungesa e kaliumit është një rrezik për zemrën: muskujt kontraktohen më shpesh (tkurrje) dhe rrahin më shpejt – kjo mund të çojë në aritmi të rrezikshme kardiake.

 

Trajtimi i mungesës akute dhe kronike të kaliumit

Në rast të mungesës akute të kaliumit, të prekurve u jepet klorur kaliumi në mënyrë intravenoze. Gjendja juaj duhet të kontrollohet. Nëse medikamentet janë përgjegjëse për mungesën e kaliumit, ato duhet të ndërpriten sa më shpejt që të jetë e mundur.

Nëse keni munges kronike të kaliumit mund te merrni Suplemente për trajtim por vetem pasi jeni konsultuar me mjekun.

Por mungesa e kaliumit mund të kompensohet edhe me një dietë të pasur me kalium që përfshin shumë perime, bishtajore, patate, lëngje frutash dhe arra.

 

Përshtati ne nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida bregasi

Burimi: https://www.ndr.de/ratgeber/gesundheit/Kaliummangel-kann-Herz-und-Muskeln-schwaechen,kaliummangel100.html

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre