Mungesa e mjekëve në rrethe, Beqaj: Në 2017 nis skema e re

Për të zgjidhur mungesën e mjekëve specialistë në rrethe, krijuar nga bllokimi 4-vjeçar i specializimeve në universitet, Ministria e Shëndetësisë ofron stimulim nëpërmjet shpërblimeve, të cilat nuk do të jenë vetëm 100 mijë lekë shtesë përveç pagës, pasi këtë e kanë pranuar vetëm 10 mjekë.Ilir Beqaj

“Në fillim të vitit të ardhshëm kemi në plan të fusim një mënyrë shpërblimi të re për mjekët, ku të fusim elementin e pagesës sipas volumit të punës. Të mund të ushtrojnë në ambientet e spitalit pasdite praktikë profesionale, individuale e private, në mënyrë që t’i bëjë më të lidhur me punën, të krijojnë të ardhura transparente. Sa për pagesën e mjekut roje kemi ngritur një grup pune për të parë se çfarë mund të ndryshojmë”, deklaron ministri Ilir Beqaj.

Beqaj shpjegon se përse mund të joshet një mjek që të punojë në spitalet rajonale. “Do t’i bëjë të motivuar ata që janë drejt rretheve të qëndrojnë aty. Një mjek në moshë të re mund të marrë një shpërblim shtesë për të shkuar atje. Atje mund të ushtrosh profesionin edhe në mënyrë private. Pa një investim paraprak që do ta bësh vetë në një kabinet këtu, krijohet një mjedis financiar më interesant për të atje. Një mjek specialist i druhet një spitali të largët sepse është i vetëm përpara pacientit. Nëse ne ofrojmë kushte dhe incentivë financiarë, besojmë se krijojmë kushtet që ai të punojë atje dhe të marrë edhe një shpërblim”, sqaron Beqaj.

Vitin e ardhshëm është premtuar edhe rritje page për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojë në sistemin shëndetësor publik. / Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak