Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Vitamina C është një nga vitaminat më esenciale për funksionimin normal të organizmit.ajo luan një rol të rëndësishëm në në ruajtjen e shëndetit të indeve lidhëse të trupit si dhe vepron si antioksidante. Kur trupi ka mungesë të vitaminës C mund të çojnë në komplikacione të shëndetit.
Vitamina C është jetike për sistemin imunitar, shëndetin e kockave dhe pa të trupi nuk është i aftë të thithë hekurin dhe proteina të tjera shumë të rëndësishme.
Ja cilat janë shenjat kryesore që tregojnë se keni mungesë të kësaj vitamine:
- Ndjesi lodhje gjatë gjithë kohës
- Ndryshime emocionale të pakuptueshme, si zemërim, ankth, mërzitje etj
- Sistem i dobët imunitar, i paaftë për të luftuar viruset dhe bakteret
- Ndjeshmëria ndaj infeksioneve dhe alergjive
- Gjakderdhje nga mishërat e dhëmbëve
- Shfaqja e papritur e të nxirave në trup edhe pse nuk jeni lënduar apo vrarë.
Vitaminën C e gjeni thuajse tek të gjitha frutat dhe perimet. Ju mund ta merrni atë edhe në suplemente shtesë.
Burimi: Mr Healthy Life


