Mungesa e vitaminës D është shqetësuese

Ilma Lamçe

Vitamina D quhet ndryshe vitamina e “rrezeve të diellit”. Kjo për shkak se  burimi  kryesor i kësaj vitamine në organizëm është ndikimi i rrezeve të diellit direkt në lëkurën tonë, e cila me procese të njëpasnjëshme sintetizon këtë vitaminë joaktive ku aktivizohet nga mëlçia dhe pastaj nga veshkat. Pasoja kryesore e kësaj mungese është rahitisi tek të vegjlit dhe osteomalacia tek të rriturit (apo e njohur ndryshe zbutja e kockave).

Deri para disa vitesh nuk kemi dëgjuar shumë për sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e vitaminës D. Ekziston një numër i madh i çrregullimeve të tjera si rezultat i kësaj mungese siç janë: sëmundjet e skeletit, muskujve, sëmundjet metabolike, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimune, sëmundjet konjitive (në sferën e njohjes, mendimit dhe kujtesës) kanceri dhe ose mortaliteti.

Sipas disa studimeve që janë bërë nga Universiteti i Bostonit, Dr. Michael Holick thotë se farmacitë janë duke u përballur me kërkesa të shumta për vitaminën D, dhe sipas endokrinologëve, vetëm kalimi i kohës jashtë nuk po kryen punë më, pasi nivelet e vitaminës D janë duke rënë.

Për ta rritur nivelin e saj, studiuesit thonë se përfitimi mund të fillojë nga kockat e shëndetshme deri në zemrën tonë duke bërë më të mirë funksionimin e saj.

Vitamina D është një grup i yndyrave të tretshme brenda trupit të çdo njeriu. Vitamina D gjendet te salmoni, veza, kërpudha, mishi i derrit, gjiza.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?