Mungesa e vitaminës D mund t’ju vrasë

vitamina d2

Vitaminat janë shumë të rëndësishme në funksionimin e organizmit të njeriut dhe në rast kur ato nuk janë të përqendruara në sasitë e duhura dhe në masën normale në trup, shkaktojnë pa as më të voglin dyshim, çekuilibrim dhe probleme të rëndësishme tek individët. Shumë prej nesh neglizhojnë shpesh me sasitë e vitaminës D, e cila është shumë e rëndësishme për trupin.
Një studim i kohëve të fundit tregon se niveli i ulët në gjak i kësaj vitamine, mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme. Studime të mëparshme kanë treguar se personat të cilët janë gjetur me nivel të ulët të vitaminës D, vuanin nga sëmundjet e zemrës, kockave ose kancere të ndryshme në nivele nga të çrregullta në trup.
Ky studim është bërë nga Universiteti i Kalifornisë dhe mbështet fort idenë se mungesa e vitaminës D, e cila mund të merret dhe nga rrezet e diellit, mund të shkaktojë vdekjen e parakohshme dhe ka një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Studimi tregon se si mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në tru dhe tek femrat shtatzënë.

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës