Mungon terapia për pacientet me kancer gjiri në Onkologjik. EDA: Letër institucioneve

Aktualisht në Spitalin Onkologjik në QSUT trajtohen rreth 120 paciente me kancer gjiri, të cilat, për shkak të mungesës së medikamentit në vazhdimësi, nuk po trajtohen sipas protokollit.

Protokolli përcakton qartë se gratë e diagnostikuara me kancer gjiri të hershem ose metastatik, që kanë rezultuar HER2+ , duhet të trajtohen me trastuzumab ( Herceptin) çdo 21 ditë për 18 cikle në kancerin e gjirit të hershëm dhe deri në progresion të sëmundjes kur kanceri gjirit është metastatik. Administrimi me vonesë i barit, nga 1 javë deri në 10 ditë, mund të ketë pasoja në ecurinë e sëmundjes, e cila mund të përhapet më shpejt.

Europa Donna Albania ka bërë një ankesë në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Ministrinë e Shëndetësisë, ku tregon qartë se kjo organizatë përfaqëson interesat e pacientëve me kancer gjiri dhe se kërkon nga këto dy institucione të rëndësishme të marrin masa për trajtimin e rregullt të pacientëve.

Europa Donna Albania ankesë për mungesën e Herceptinës në Spitalin Onkologjik.

“Europa Donna Albania” është bijë e organizatës ombrellë “Europa Donna”, e cila është një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga organizata anëtare në të gjithë Evropën. Ky koalicion organizatash punon për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe për të mobilizuar mbështetjen e grave evropiane për të ushtruar më shumë presion për përmirësimin e edukimit lidhur me kancerin e gjirit, diagnostikimin dhe trajtimin e përshtatshëm dhe gjenerimin e fondeve për kërkime shkencore.

Europa Donna Albania përfaqëson interesat e grave shqiptare lidhur me parandalimin dhe trajtimin e kancerit  të gjirit përballë institucioneve shëndetësore dhe autoriteteve publike, të cilat e kanë për detyrë ta realizojnë këtë.

Aktualisht në Spitalin Onkologjik në QSUT trajtohen rreth 120 paciente me kancer gjiri, të cilat, për shkak të mungesës së medikamentit në vazhdimësi, nuk po trajtohen sipas protokollit.

Protokolli përcakton qartë se gratë e diagnostikuara me kancer gjiri të hershëm ose metastatik, që kanë rezultuar HER2+ , duhet të trajtohen me trastuzumab ( Herceptin) çdo 21 ditë për 18 cikle në kancerin e gjirit të hershëm dhe deri në progresion të sëmundjes, kur kanceri gjirit është metastatik. Administrimi me vonesë i barit, nga 1javë deri në 10 ditë sikurse po ndodh në Spitalin Onkologjik mund të ketë pasoja në ecurinë e sëmundjes e cila mund të progresojë më shpejt.

Gjithashtu në kushtet kur premtohet një sistem shëndetësor me mbulim universal është e papranueshme që ende 40 gra të jenë në listë pritje dhe mos t’ju jepet mundësia e trajtimit në kohë.

Europa Donna Albania bën me dije se nuk do e tolerojë mosrespektimin e të drejtave shëndetësore të pacientëve me kancer gjiri. Ajo do e ngrejë zërin fort dhe do e përcjellë shqetësimin e tyre në institucionet përgjegjëse dhe në media.

Ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së QSUT-së të marrë masa për trajtimin e pacienteve me kancer gjiri sipas protokolleve mjekësore./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni