Mushkonja, vrasësja e heshtur

mushkonja1Kush është krijesa më vdekjeprurëse në botë? Me gjithë këto armë, bomba dhe lëndë kimike përreth, shumëkush do të thoshte njeriu. Në fakt, në krye të renditjes, qëndron një insekt, me të cilin ne jemi në kontakt të vazhdueshëm. Po flasim për mushkonjën, i quajtur ndryshe si “vrasësi i heshtur”. Në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky insekt shkakton në vit 725 mijë viktima. Nga këta, 600 mijë kanë humbur jetën prej malaries. Në total në gjithë botën, numri i personave që janë prekur nga kjo sëmundje është 200 milionë. Në vendin e dytë, numrin më të lartë të viktimave e shkakton njeriu. Përllogariten 475 mijë viktima të shënuara vitin e fundit, nga këta pjesa më e madhe të shënuar gjatë të ashtuquajturës pranvera arabe. Vendin e tretë e kryeson një zvarranik, gjarpri, pickimi i të cilit shkakton 50 mijë viktima. Në listën e krijesave më të rrezikshme në tokë, është dhe qeni, kafshë që ne e kemi cilësuar si mikun më të mirë të njeriut. nga tërbimi vdesin çdo vit 25 mijë vetë. Ndërsa miza Cece shkakton 10 mijë viktima. Ajo që të bën përshtypje, është se lista e krijesave me të rrezikshme mbyllet nga peshkaqenët, të cilëve ne u kemi vënë etiketimin “vrasës”. Një peshkaqen shkakton vetëm 10 viktima në vit.

 

 

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim