“Mustaqet e misrit”: ja për çfarë janë përdorur që në kohët e lashta

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Fijet e mëndafshta të misrit apo siç quhen ndryshe “mustaqet e misrit” kanë qënë të përdorura që në kohët e lashta si një mjet alternativ që trajtonin këto kushte shëndetësore:

mustaqe-misriParandalojnë infeksionet urinare: nëse valoni një grusht me fije misri, dhe konsumoni lëngun e tyre çdo ditë do të parandaloni infkesionet urinare, madje do të jetë efektive edhe në largimin e kristaleve të vogla nga veshkat.

Ndihmojnë në koagulimin e gjakut: fijet e misrit janë të pasura me vitaminë K. Kjo vitaminë është thelbësore në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon në mos mpiksjen e tij.

Kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak: këto fije ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të pankreasit dhe ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kontrollojnë nivelet e kolesterolit: përveç se janë thuajse me 0 kalori, fijet e misrit mund t’ju ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit të keq në gjak.

Si mund të përdoren “mustaqet e misrit”?

Ato mund të përdoren në formë çaji. Në një tenxhere me ujë hidhni 1-2 grushta me fije misri. Ju mund ta konsumoni lëngun e përftuar të ngrohtë apo të ftohtë dhe mund t’i përmirësoni shijen me lëng limoni.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit