Narkomani hyn në spital dhe shkatërron pajisjet e Urgjencës në Shkodër

Rreth ores 4 të mëngjesit të së dielës një person ka dëmtuar urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës.

spitali, shkodërSipas  informacioneve, dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake. Kryeinfermieri i urgjencës së spitalit të Shkodrës Eduart Gjonaj, deklaron se pajisjet u thyen nga një pacient narkoman.

Eduart GJONAJ: Nga shërbimi i poliklinikës është paraqitur në urgjencën e spitalit pacienti Saimir Haxhia, i cili njihet si pacient narkoman, përdorues i rregullt i drogës. Pacienti ka qenë shumë i agjituar,  në momentin  e paraqitjes së ambienteve të spitalit. Nga agjitimi i tepër ai ka bërë nëj rrumujë me aparaturat mjekësore të këtij reparti.

Saimir Haxhia është arrestuar nga policia si personi i dyshuar për dëmtimin e urgjencës, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë. Gjithashtu në pyetje janë marrë mjeku roje i urgjencës së bashku me infermierët dhe rojen e sigurisë./Ora News

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim