Aktori i njohur Fuat Boçi u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Boçi lindi në Voshtinë në vitin 1931 dhe shtatë vite më vonë, familja e tij u shpërngul në qytetin e Fierit, ku nisi edhe angazhimin në skenë. Boçi është një nga themeluesit e Estradës së Fierit në vitin 1957.
Aktori u vlerësua me tituj si “Artist i Merituar” dhe “Qytetar Nderi” në qytetin e Fierit, ka marrë medaljen “Naim Frashëri” etj. Disa nga rolet e tij më të spikatur janë Lipe Shtogu dhe Belul Gjeraqina. Gjatë karrierës, aktori mori pjesë në 160 premiera dhe realizoi mbi 600 role në skenë.
Boçi e nisi karrierën si amator dhe më pas u shndërrua në një nga aktorët e njohur të Teatrit Bylis në Fier.
Burimi: Agjencia Telegrafike Shqiptare

