Ndahet nga jeta mjeku Flamur Tartari; shkak, ataku kardiak

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare kirurgu i njohur Flamur Tartari.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, mjeku ka ndërruar jetë në QSUT, prej një arresti kardiak që ka pësuar teksa ishte duke pirë kafe në një lokal në qendër të Tiranës. Menjëherë është lajmëruar urgjenca por fatkeqësisht kirurgu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Prof. Flamur Tartari, ishte kreu i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë. Ai ka shkruar rreth 20 libra në fushën e mjekësisë dhe deri në ditët e fundit ai vazhdonte aktivitetin e tij, si mjek në një nga spitalet private.

Burimi: Report TV

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet