Ndahet nga jeta mjeku i njohur i Spitalit Ushtarak

Ka ndërruar jetë mjeku i spitalit të Traumës Luan Nikollari. Lajmi bëhet i ditur nga familjarë dhe miq të Nikollarit, i cili ka mbajtur disa detyra dhe pozicione në mjekësinë shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, ai që ka shkruar fjalë të ndjera për kolegun e tij:

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Luanit, të cilin sa herë e takoja e quaja “kolonel”. Punuam vitë të tëra së bashku ku koloneli ishte shembull i profesionalizmit dhe korrektesës. Mbi të gjitha, një njeri i përsosur!

Pusho në paqe, kolonel! Qofsh gjithmonë i kujtuar nga miqtë e shumtë bluzëbardhë dhe me uniformë”, shkruan Dasho.

Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit dhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Petrit Vasili: Çfare dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë në paqe Luani i mirë

Maksim Basho: I ndriçofte shpirti në parajsë kolegut të nderuar. Ngushëllime familjes.

Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!

Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet më të sinqerta!

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve