Ndalohet ish-mjeku, ishte dënuar për “mjekim të pakujdesshëm”

Policia ka ndaluar dje 66-vjeçarin Faik Pashollari, ish-mjek në spitalin e Përmetit. Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me një vit burg për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”.

Mjeke (1)Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se dënimi për mjekun Pashollari ishte dhënë nga Gjykata e Apelit në Gjirokastër më 17 korrik 2014, pasi “në datë 13.08.2012 në Spitalin e Përmetit  ku ky shtetas ka qenë me detyrën “mjek” është paraqitur e sëmur shtetasia  E.B , 7 vjeçe , dhe si pasojë e mjekimit të pakujdeshëm nga ana e mjekut, gjatë dhënies së ndihmës së parë shtetasia E .B  ka ndërruar jetë”./Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak