Ndaloni rënien e flokëve nëpërmjet ushqimeve!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+’: Elena Beta

humbje flokeshPër rritjen e flokëve të shëndetshme, janë të nevojshëm një shumëllojshmëri ushqyesish, duke përfshirë edhe vitaminat A, C, E, B5, B6 dhe B12, si dhe hekur, zink, proteina, acide yndyrore esenciale, silicë, squfur dhe germanium.

Kur vjen puna për produktet e flokëve, ka shumë, por ato janë shumë të shtrenjta. Mundohuni të keni flokë të shëndetshme me mënyra të natyrshme. Ushqimi i duhur mund të jetë përgjigje për shumë probleme  shëndetësore.

Këtu janë disa ushqime që duhet të konsumoni për të parandaluar humbjen e flokëve.

Veza: është e pasur me proteina, të cilat janë përbërësit kryesor për  flokë të shëndetshëm. Gjithashtu vezët kanë vitaminën B, e cila kontrollon humbjen e flokëve.

Fasule: janë të pasura me kalori, proteina, fibra, vitaminën B, vitaminën C, zink dhe minerale, të cilat janë thelbësore për rritjen e flokëve. Fasulet përmbajnë edhe një sasi të mirë të hekurit, që është i nevojshëm për të parandaluar rënien e flokëve.

Spinaq: ky perim jeshil është një burim i mirë i vitaminave B, C dhe E, kalium, kalcium, hekur, magnez dhe omega-3 yndyrna të pangopura, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e flokëve. Ju mund të pini një gotë me lëng spinaqi, mund të përgatisni supë spinaqi, apo ta konsumoni të përzier me zarzavate të tjera. Krahas spinaqit, duhet gjithashtu të hani perime të tjera të gjelbra, si brokoli, lakër për të parandaluar rënien e flokëve.

Karota: përmban një sasi të mirë të beta-karoten, një lëndë ushqyese e rëndësishme që ju siguron flokë të shëndetshëm. Gjithashtu, vitamina A, e pranishme në karota, ndihmon në prodhimin e proteinave të shëndetshme për lëkurën e kokës.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla