Ndaloni së ngrëni mish pule nëse vëreni këto shenja!

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një grup aktivistësh për mbrojtjen e kafshëve ju rekomandojnë të mendoheni dy herë para se të konsumoni fileton e pulës. Aktivistët në organizatën “Compassion in World Farming” kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur “vijat e bardha”, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto. Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, i publikuar tek revista italiane” Animal Science”, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave. Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224% dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike. Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.

A) Vijëzim normal, b) vijëzim i moderuar, c) vijëzim jashtë normave

Mund t’i keni vënë re këto shenja tek filetot e pulës. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Arkansas dhe Texas A&M, në SHBA, ky fenomen është përhapur shumë këto vitet e fundit, ku në 285 pula të testuara, 96% e tyre i kishin këto vija të bardha.

Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejtë. Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht.

Mishi i pulës është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitaminat B, hekur, vitamina B12, shumë të rëndësishme për organizmin.

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!