Ndërgjegjësohen gratë shqiptare, 95% e grave shtatzënë kryejnë analizat e hepatitit viral

hepatit_Materniteti Mbretëresha Geraldinë

Gjatë viteve të fundit ka një ndërgjegjësim të madh të grave të cilat kryejnë analizat e Hepatiti Viral, në mënyrë që vaksinimi i fëmijëve të jetë sa më i shpejtë. Këtë ka pohuar mjekja mikrobiologe pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Vera Barça, në ditën botërore të hepatitit.

“Nga të dhënat që ne kemi, rezulton se gjatë vitit të fundit mbi 95% e nënave shtatzënë e kanë kryer këtë analizë, çka tregon një ndërgjegjësim të tyre,” pohoi ajo sot gjatë një takimi të organizuar në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” për Ditën Botërore të Hepatitit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

“Është shumë e rëndësishme që në 12 ditshin e parë të lindjes së bebit të bëhet vaksina, kur dihet që nëna është bartëse, si dhe imunoglobulina për hepatitin B. Ajo që është e rëndësishme është se nënat shtatzëna duhet të kryejnë analizën e hepatitit sa më herët që të jetë e mundshme, që kur vërtetohet që është shtatzënë. Pra, sa më herët që të bëhet analiza e Hepatitit, aq më mirë është si për gruan shtatzënë ashtu edhe për bebin”, thotë mjekja Barça.

Ndërkohë, mjeku Spiro Damo, Shef i Neonatologjisë në këtë spital, ka pohuar se çdo fëmijë vaksinohet brenda 72 orëve të para të lindjes.

“Tashmë, kryerja e analizës së Hepatitit është bërë pjesë e protokollit të ndjekjes së shtatzënisë, pasi kjo është një sëmundje e rrezikshme dhe ka invaliditet të lartë, ndaj edhe ne jemi zbatues të protokolleve. Rreziku i transmetimit vertikal të sëmundjes nga nëna te fëmija, dhe, menjëherë sa marrim sinjalin që nëna është mbartëse e Hepatitit Viral, sa më parë që të jetë e mundur kryejmë vaksinën dhe imunoglobulinën, e cila nuk na ka munguar asnjëherë falë interesit dhe përkushtimit të drejtorisë, duke e aplikuar në mënyrë intravenoze për të krijuar një mbrojtje pasive për fëmijën, pasi jep antikorpe të gatshme tek bebi. Edhe nëse nëna nuk është mbartëse e Hepatit Viral, pra që nuk ka kaluar atë filtrin e depistimit në shtatzëni, në Hepatitin Viral e aplikojmë tek të gjitha bebet, pasi është vaksinim bazal. Kjo vaksinë kryhet sa më parë që të jetë e mundur, por jo më vonë se 72 orë që nga lindja e fëmijës,” ka pohuar Damo.

 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026