Ndërhyrja e rrallë, mjekët e QSUT-së shpëtojnë foshnjën 11-ditëshe

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer një operacion të rrallë. Ndërhyrja e mjekëve arriti të shpëtojë një foshnje vetëm 11-ditëshe nga një keqformim i palcës së kurrizit. Për fat të mirë, foshnja sot gëzon shëndet të plotë.

“Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në QSUT.

Falë investimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë e mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, foshnja sot gëzon shëndet të plotë”, shkruan Manastirliu.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni