Ndërhyrjet në hundë, cilat janë komplikacionet që lidhen me operacionin?

hunda buzetMjeku ORL Xhevahir Hoxhallari:

Komplikacionet janë si për çdo operacion, që mund të lidhen me anestezinë, mund të lidhen me hemorragjinë, por më të shpeshta dhe më të dukshme është rezultati pas operacionit. Dmth komplikacion mund të quhet një teshtimë, nuk arrihet të bëhet korrigjimi i defektit që pacienti kërkon apo që edhe mjeku e kërkon, por nuk e arrin. Në këtë pikë, dështimet në Shqipëri nuk ka një studim të saktë, por në botë flasin për një dështim që shkon nga 5-20% të personave që bëjnë rinoplastikë mbeten të pakënaqur.

Edhe dështimi nga rinoplastika jep një çrregullim të madh psikologjik tek pacienti. Dhe këtu ka një ndikim të madh edhe mënyra se si mjeku e sqaron pacientin. Ka plot mjekë që i japin siguri maksimale, gjë që është e pamundur të jepet, jo vetëm në këtë lloj operacioni, por në të gjitha ndërhyrjet në mejkësi, në përgjithësi nuk mund të japësh siguri maksimale. Unë mund të them që operacionet e mia mund të jenë me qindra që janë bërë dhe mund të jenë 2-3 raste që kanë dashur për rindërhyrje. Në përgjithësi për një mjek që di ta bëjë këtë lloj operacioni, korrigjimi i dështimit është i mundur me një  operacion të dytë. Por ka raste që mjekë që s’dinë ta bëjnë, mund të bëjnë gabime të cilat mund të jenë dhe të pamundura të korrigjohen.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer