Ndërpriten operacionet te “Okulistika” në QSUT / S’ka penj për qepje

Të gjithë pacientët në pritje për tu futur në sallën e operacionit në repartin e okulistikës, në spitalin francez në QSUT, për ndërhyrje kirurgjikale, duhet të presin edhe nëse ndërhyrja është emergjente.

Mjekëve të këtij reparti u është kërkuar të mos kryejnë më operacione sepse në spital nuk ka penj për të qepur plagët pasi nuk është përmbyllur akoma tenderi për blerjen e këtyre penjve.

Janë burime pranë QSUT që e kanë konfirmuar këtë ngjarje. Mësohet se penjtë e përdorur për qepje pas operacioneve në sy janë shumë të hollë, të padukshëm dhe që shkrihen me lëkurën dhe kostoja e tyre është jo e vogël.

Ndërkohë, po në këtë repart problem është edhe mungesa e lenteve. Ministria subvecionon deri në 1000 lente në vit ndërsa kërkesat për lente janë deri në 5000. Kjo ka shkaktuar kaos e radhë të gjata. /syri.net

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik