Ndërron jetë gazetarja Arlinda Canaj

Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare gazetarja dhe shkrimtarja Arlinda Canaj.

Fillimisht lajmi u bë me dije nga vajza e saj në facen personale të Arlindës në Facebook.

“Me hidhërimin më të thellë ju njoftoj se Arlinda ka ndërruar jetë. Ju kërkoj të jeni të mirëkuptueshëm dhe kush e njihte vërtetë të vijë në rrugën “Qemal Stafa” pallati 577/2 ap 11… Faleminderit për mirëkuptimin (ju lajmëroj unë vajza e saj Patty)”,- shkruante vajza.

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares u konfirmua edhe nga faqja konica.al në të cilën ajo punonte.

“Arlinda Canaj, gazetarja kryesore e Konica.al ka vdekur sot papritmas! Jeta shpesh nuk është gjë tjetër veçse një shaka tragjike. Një gazetare themeluese e Konica.al, një nga gazetaret kulturore më të rëndësishme të vendit, Arlinda, kolegia jonë ka humbur jetën sot papritmas.

Në mëdyshjen për të mos spekuluar me vdekjen e saj dhe dëshirës që njerzit e saj të dashur të kenë më shumë solidaritet, ne zgjodhëm të dytën! Çfarë dhimbje të shkruash këto fjalë për një jetë të re! Për një nënë! Për një kolege të përkushtuar dhe elitare që deshi ta përçmonte jetën e zakonshme!” shkruante portali në fjalë për gazetaren e tyre.

Gjithashtu edhe policia konfirmoi lajmin.

NJOFTIMI I POLICISE


Më datë 24.08.2017, rreth orës 17:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim për një shtetase të rënë nga lartësia, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe ambulanca, të cilët kanë konstatuar shtetasen A. R., 46 vjeçe, e cila kishte rënë nga kati i katërt i pallatit ku banonte dhe është dërguar në S.Q.U., në gjendje të rëndë për jetën.

Rreth orës 19:30, mjekët e S.Q.U.-tës, lajmërojnë se shtetasja A. R., ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes së marrë nga rënia nga lartësia.

Nga hetimet e kryera është mësuar se kjo shtetase merrte mjekim prej gjashtë vjetësh, pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet të jetë vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha