Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 61-vjeçar, viktima e 5 me COVID-19 në vend

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 tek Infektivi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se viktima e pestë është një 61-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i shtruar tek Spitali i Infektivit.

Sipas MSHMS, 61-vjeçari ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak