Ndiej kërcitje në kraharor. Ç’mund të kem?

Mirëdita! Unë ndiej se kam kërcitje në kraharor sa herë që hap kraharorin. Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë mund të jetë?

zemer 1Përgjigje 1 nga mjekja kardiologe Manjola Liko

Kërcitja e kraharorit nuk është një problem që vjen nga zemra, edhe pse pacienti ankohet për kraharorin. Mënyra sesi ai e përshkruan shqetësimin, mund të them që nuk ka lidhje me zemrën. Është mirë që pacienti të konsultohet me mjekun reumatolog.

Përgjigje 2 nga mjekja reumatologe Julia Kollçaku

Duke u nisur nga shenjat për të cilat ankohet pacienti, mund të them se flitet për osteoartrit të artikulacionit të prekur. Duhet patjetër që pacienti të bëjë një radiografi (ROX). Sigurisht, për të dhënë një përgjigje më të saktë duhet që ta vizitojmë pacientin. Në raste të tilla nuk është aspak e këshillueshme që të neglizhohet vizita tek mjeku i familjes e më tej tek mjeku specialist.

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë