Ndiheni gjithmonë të lodhur? Ja cilat mund të jenë arsyet

Arsyet kryesore për ndjenjën e pafuqisë që na shoqëron gjithë ditën si dhe si ta rifitojmë energjinë.

e lodhur

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Luftoni çdo ditë me veten për t’u ngritur nga krevati, ndiheni vazhdimisht e këputur dhe mbështeteni në çokollata, kafe apo pije energjike për të përballuar ditën?

Një në tre veta pranon se është gjithmonë i lodhur për shkak të ritmit të jetës moderne. Për më tepër, shitjet e pijeve energjike dhe produkteve që ne mendojmë se na mbajë zgjuar janë rritur me 5% vetëm në vitin 2016. Kjo mesa duket është një masë e dëshpëruar që njerëzit marrin për të luftuar  rraskapitjen.

Sipas mjekëve, 10% e personave që shkojnë për t’u vizituar kanë si shkak të vizitës së tyre ‘lodhje të pashpjegueshme’. Më poshtë ekspertët paraqesin disa nga shkaqet kryesore pse ndodh kjo dhe se si  luftohet kjo gjendje.

Nuk po ushtroheni aq sa duhet

ushtrim

Mund të duket si gjëja e fundit që ju shkon ndërmend kur jeni të lodhur, por në fakt të anashkalosh ushtrimet fizike për shkak se je e lodhur të bën të ndihesh më keq. Një grup të rriturish që morën pjesë në një eksperiment , ku ishin të detyruar të kryenin të paktën tre herë në javë nga 20 minuta ushtrime fizike, raportuan  pas 6 javësh se nuk ndiheshin më aq të lodhur. Kjo ndodh sepse trajnimet e rregullta ndihmojnë punën e zemrës dhe mushkërive duke qarkulluar më shumë oksigjen në trup.

Si të veproni:  Përpiquni të kryeni rregullisht ushtrime. Ndonjëherë kur ndiheni  të pafuqishëm detyrojeni veten të ngriheni  dhe të ecni për 10 minuta.

Nuk po flini aq mirë sa mendoni

gjume

Kërkimet e fundit tregojnë se shumë prej nesh mbijetojnë me atë të gjumit të prishur, që do të thotë se flemë dhe çohemi shumë herë gjatë natës. Ky lloj gjumi nuk e rinovon nivelin tonë të energjisë aq mirë sa gjumi i thellë dhe i vazhdueshëm.

Gjumi prishet për shkak të  faktorit stres, por edhe sepse e mbi-lodhim trurin shumë afër orarit të gjumit. Kjo ndodh kur kontrollojmë telefonin për mesazhe ose e-maile. Në momentin që hapet telefoni, ai rrezaton dritë blu të  shndritshme, e cila e nxit  trurin të prodhojë hormonin e zgjimit.

Si të veproni: Për të  pasur një gjumë sa më relaksues, duhet të  përcaktoni ato që quhen ‘zakone të mira’. Duhet përpjekur të mbahet një orar gjumi sa më i saktë, të mos hapet telefoni për një orë para se të flini, bëni një banjë të ngrohtë, pini qumësht dhe mundohuni të lexoni diçka të lehtë minimumi 10 minuta para se të flini.

Keni mungesë  hekuri

hekur

Një të tretat e femrave kanë mungesa hekuri në trup për shkak të periodave. Tek një pjesë e madhe, niveli është aq i ulët sa kalojnë në sëmundjen e anemisë. Nëse vështroni në  pjesën e brendshme të kapakut të syrit dhe shikoni se ngjyra është e zbehtë, jo rozë, atëherë ky është një tregues i sëmundjes së anemisë.

Si të veproni: Një test gjaku i thjeshtë është më se i rekomandueshëm. Nëse jeni anemik  mjeku do t’ju këshillojë një kurë të caktuar. Nëse nuk jeni anemik , por përsëri keni një nivel të ulët të hekurit,  ka ardhur koha të pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur.

Keni mungesa të vitaminës B

vitamina1

 

Ne të gjithë kemi jetë të ngarkuara. Për t’ia dalë mbanë është e nevojshme që t’i sigurojmë trupit të gjitha vitaminat që i nevojitën. Vitamina B është një element shumë i rëndësishëm, i cili  bën të mundur kthimin e ushqimit në energji.

Si të veproni: Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me vitamina B. Këto janë orizi, elbi, tërshëra, mish gjeli deti, vaj peshku  e shumë të tjera.

Jeni të dehidratuar

uje

Të humbasësh qoftë edhe 2 % të nivelit normal të ujit që gjendet në trup shkakton një ulje drastike të nivelit të energjisë. Kjo gjë ka tendencën të ndodhë më shpesh tek të moshuarit, sepse trupi i njeriut me  moshë e humb refleksin e etjes. Të punuarit në një zyrë me kondicioner, shëtitjet e gjata apo qoftë edhe të harrosh të pish ujë rregullisht, çojnë shumë shpejt në dehidratim. Kjo shkakton dhimbje koke, lodhje dhe humbje përqendrimi.

Si të veproni : Kujtohuni të pini ujë çdo dy orë. Nëse nuk urinoni  rregullisht, apo ngjyra është tepër e errët, ky është një tregues se keni nevojë për më shumë  ujë. Ujë është më  i miri, por nëse nuk ju shijon aq sa duhet, hidhni në ujë një fetë limoni, kastraveci apo ca gjethe mente.

Jeni duke e tepruar me sheqerin

sheqer

Shumë njerëz shpesh nuk e kuptojnë se pikërisht ushqimet që ata përdorin  për t’iu dhënë energji janë ata që iu shkaktojnë më shumë lodhje. Pijet energjike, biskotat dhe çokollatat ju shkaktojnë gjendje irritomi, si dhe nevojë të dëshpëruar për të fjetur pasdite.

Si të veproni: Ndërrojini ushqimet tuaja të preferuara me ushqime me më pak sheqerna. Përpiquni të  shmangni bukën e bardhë dhe makaronat të cilat depozitohen menjëherë si sheqerna në trupin tuaj.

Jeni duke mbledhur stres të panevojshëm

stres

Në përgjithësi mendohet se pak stres e ankth duhet sa për të na mbajtur më të mprehtë dhe zgjuar, por stresi i zgjatur, si ai i shkaktuar nga puna, është shumë i dëmshëm. Ky lloj stresi jo vetëm që shteron forcën fizike, por edhe atë emocionale.

Si të veprosh: Mbani parasysh se është reagimi ynë ndaj stresit se sa stresi vet ai që shkakton më shumë probleme. Duke mësuar dhe duke u praktikuar se si t’i kalojmë më lehtësisht situatat stresuese ne ndihmojmë shëndetin tonë. Kur ju kap një krizë stresi, përpiquni të qetësoheni dhe bëni një pushim sa të merrni veten. Merrni një shok në telefon, dilni shëtitje me qenin ose praktikoni joga.

Burimi:  Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj