Ndiheni të fryrë pas çdo vakti dhe keni probleme me tretjen?! Ja mënyrat që ju vijnë në ndihmë në këto raste

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Ndjenja e “të fryrit” të stomakut është një problem që prek shumë njerëz. Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori që konsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj.

fryrje barkuNëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj. Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:

Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Uthulla e mollës:  kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll. Burimi:steptohelath

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe