Ndiheni të fryrë? Të stresuar? Faji mund të jetë i ajrit të ndotur

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Thithja e ajrit të ndotur mund të shkaktojë rritje të hormoneve të stresit, sugjeron një studim i ri.

Ekspertët thonë se kjo mund të ndihmojë në gjetjen e arsyes përse ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ndotjes së ajrit lidhet me sëmundjet e zemrës, goditjen në tru, diabetin dhe vdekjen e parakohshme.

Dr. Haidong Kan nga Universiteti Fudan në Shangai, Kinë, dhe kolegët e tij u fokusuan në mënyrë më specifike tek ndikimet në shëndet të grimcave të ngurta, me diametër më të vogël se 2.5 mm, nga burimet industriale. Këto grimca mund të thithen dhe  strehohen në mushkëri.

“Ky studim sjell të dhëna të reja se si ekspozimi ndaj grimcave të ngurta mund të ndikojë në trup, duke rritur kështu rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare”, thotë dr. Kan.

Në studim u përfshinë 55 studime të shëndetshëm në Shangai, një qytet me nivele mesatare të ndotjes së ajrit, krahasuar me qytetet e tjera kineze. Shkencëtarët kryen një test me këta studentë, të cilët i vendosën në dhoma të ajrosura mirë dhe më ajër të ndotur për 9 ditë. Pas 9 ditësh, hulumtuesit shkencorë testuan nivelet e një sërë molekulash të vogla në gjakun dhe urinën e studentëve, si një tregues i ekspozimit ndaj grimcave të ngurta.

Ata zbuluan se sa më i ndotur të ishte ajri, aq më shumë rriteshin nivelet e hormoneve të stresit, kortizoli, kortizoni, epinefrina dhe noreepinefrina, si dhe nivelet e sheqerit në gjak, aminoacideve, acideve yndyrore dhe lipideve.

Ekspozimi i gjatë ndaj PM lidhej gjithashtu me tension më të lartë të gjakut, reagim jo të mirë ndaj insulinës dhe shenja të stresit në indet – të gjitha këto që me kalimin e kohës mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe problemeve të tjera shëndetësore.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak