Të jetuarit në një botë moderne, me më tepër faktorë strusues emocionalë dhe psikologjikë, si dhe me shqetësimet për paratë, punën, kërkesat e familjes, mund të na çojë në vigjilencë të vazhdueshme dhe në shumë pak mundësi për qetësi. Ja pse më poshtë po ju tregojmë 10 mënyra apo “truke” antistres.
Ka shumë veprime që e ndihmojnë trupin të vetëqetësohet natyrshëm. Lagia e çfarëdo pjese trupi me ujë të ngrohtë angazhon sistemin nervor parasimpatik, i cili është qetësues.
Këtë gjë mund ta bëni me banjë të rregullt ose duke shtuar kripërat minerale si një qetësues shtesë. Nëse nuk keni kohë të bëni një banjë të plotë, atëherë thjesht lani duart me ujë të ngrohtë. Do të ketë sërish efekt qetësues.
- Këndoni nën zë një melodi
“Mërmërisni” melodinë e një kënge. Kjo do të ndikojë pozitivisht në qetësinë e trurit tuaj dhe mund të jetë një zgjidhje e mirë kundër stresit.
- Shtrembëroni fytyrën
Stresi krijon një mimikë me nofulla të tensionuara, ngrysje vetullash, dhimbje koke dhe simptoma të tjera të zakonshme të lidhura me të.
Në joga përdoret shpesh shtrembërimi i fytyrës, një mënyrë shumë e mirë për të masazhuar muskujt e fytyrës, të tendosur nga stresi. Kjo do t’ju lehtësojë. Nëse këto mimika të fytyrës i bëni edhe me një mik, atëherë sigurisht që do të ishte shumë qesharake dhe lehtësuese në të njëjtën kohë.
- Përtypni selino
Humultimet na kanë treguar se përtypja ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit (hormonit të stresit). Mund të përdorni një çamçakëz, por për mos ta “ngatërruar” sistemin tretës që në këtë rast bëhet gati për ushqim, më mirë do të ishte të përtypnit një copë të vogël selinoje. Përtypja është e mirë, pasi qetëson sistemin nervor dhe nuk e lejon nofullën të tendoset, gjë që ndodh kur jemi të stresuar.
Stresi krijon një konflikt mes anës së majtë të trurit, si pjesë logjike, dhe zonës së poshtme të trurit, si pjesë emocionale, duke i lënë pak hapësirë reflektimit dhe mendimit krijues. Për ta ndryshuar këtë, merrni një fletë dhe një stilolaps dhe filloni të shkarravisni çfarë t’ju vijë në mendje, qoftë edhe kot. Kështu mendja do të kalojë nga stresi tek “vepra” që po shkarravisni.
- Masazhoni vetullat
Stresi bën që të ngrysni vetullat dhe të rrudhni ballin. Kjo gjë çon në dhimbje koke rreth tëmthave ose ballit dhe muskujt pësojnë tkurrje. Masazhoni ballin dhe vetullat me delikatesë dhe largoni stresin.
- Vendosni balsam për buzët
Kur jeni i stresuar, mund të ndodhë që të keni dëshirë të hani ose të prekni buzët. Kjo për faktin se prekja e buzëve çon në qetësimin e sistemit tonë nervor. Para se t’i dorëzoheni të ngrënit pa hesap dhe mungesës së vetëvlerësimit, lyejini buzëqet me balsam. Zgjidhni një me përbërës natyralë, në mënyrë që zakoni juaj të mos përzihet me kimikate.
Përgjigjja ndaj stresit mund t’ju bëjë që të synoni sheqernat, si dhe yndyrnat. Sallata mund të mos duket alternativa më e mirë, por në fakt është zgjidhje shumë e mirë, sidomos kur jeni të stresuar. Në këtë mënyrë, edhe stresi ulet, edhe ju nuk dëmtoni shëndetin tuaj, përkundrazi.
Hiqni këpucët
Në rastet e stresit të shumtë, një ndihmë e madhe është ndjesia e këmbëve në tokë. Mbajtja e këpucëve veshur gjatë gjithë kohës mund të pengojë qarkullimin e gjakut dhe të ndikojë në sistemin tonë muskular, duke i shtuar tensionin trupit. Kështu që nuk do të ishte keq (sidomos nëse jeni në shtëpi), të hiqni çorapet dhe të fërkoni gishtat e këmbës.
- Përqafoni veten
Qeniet njerëzore kanë nevojë për ndjenjën e prekjes, sigurisë dhe ngrohtësisë së trupit që vjen nga afrimiteti me të tjerët. Sidomos nëse jeni beqarë ose ndjeni nevojë e qetësisë që merrni nga partneri, nuk do të ishte keq të bënit një masazh përqafues, duke fërkuar pjesët e trupit që ju pëlqen, gjë e cila krijon të njëjtën ndjenjë qetësie, si të përkëdhelurit nga dikush tjetër.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi





