Kryefaqja Lajm kryesor Ndihesh më i ri në moshë? Zbulo një fakt interesant për trurin...

Ndihesh më i ri në moshë? Zbulo një fakt interesant për trurin tënd

0
Shpërndaje

Truri është një nga organet më të komplikuara në trup. Edhe pse shkencëtarët e dinë se për çfarë janë përgjegjëse hemisfera të caktuara në tru, shumë gjëra të tjera janë akoma mister, si për shembull, përse disa njerëz zhvillojnë alcajmer.

Ka shumë informacione të pasakta sa i përket trurit. Megjithatë, një gjë është e sigurt, të mbajturit e trurit të ri dhe të shëndetshëm është jetësore, dhe disa ushtrime të caktuara ndihmojnë në parandalimin e plakjes së parakohshme të tij.

Sipas një studimi të ri, i publikuar tek revista  Frontiers in Aging Neuroscience, të ndihesh më i ri nga ç’je në të vërtetë është një shenjë e përgjithshme që flet për shëndetin e trurit tuaj.

Jeanyung Chey nga Universiteti Kombëtar i Seulit, në Kore, realizoi së bashku me ekipin e saj një monitorim tek gati 70 njerëz të moshës 59-84 vjeç për të hulumtuar mbi lidhjen mes moshës subjektive dhe reale të trurit. Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan analizimit të skanerit MRI të trurit.

Pjesëmarrësit gjithashtu plotësuan një pyetësor se sa vjeç ishin dhe nëse ndiheshin të vjetër apo të rinj, si dhe u vlerësuan aftësitë njohëse dhe perceptuese mbi shëndetin.

Njerëzit që thanë se ndiheshin më të rinj se mosha reale morën më shumë pikë në testin e memories. Ata  konsideroni gjithashtu veten më të shëndetshëm dhe ishin më pak të rrezikuar që të vuanin nga depresioni.

Në përfundim të studimit, ekspertët zbuluan njerëzit që e perceptojnë veten si më të rinj kanë tru më të shëndetshëm.

“Zbuluam se njerëzit që ndiheshin më të rinj kishin karakteristika strukturale të një truri më të ri”, u shpreh Chey gjatë një deklarate për shtyp.

“Kjo diferencë qëndron edhe nëse marrim parasysh faktorë të tillë si personaliteti, shëndeti subjektiv, simptomat e depresionit ose funksionet njohëse”, shton ajo.

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit që ndihen të vjetër janë më të frikësuar nga procesi i plakjes së trurit. Një tjetër shpjegim është se njerëzit të cilët ndihen të ri janë më të angazhuar me aktivitet fizik dhe mendor, dhe bëjnë një jetë më stimuluese, që përmirëson shëndetin mendor.

“Nëse dikush ndihet më i vjetër se mosha reale, mund të jetë shenjë që duhet të vlerësojë mënyrën e jetesës, zakonet dhe aktivitetet që mund të kontribuojnë në plajen e trurit dhe të marrin masa për kujdesin e shëndetit mendor”, thotë Chey.

Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here