Ndihmojeni Erblinin!

 erbliniErblin Micaj prej 15 ditësh është diagnostikuar me leuçemi akute dhe është duke u kuruar në një spital të Selanikut

 

Një gjëndje gripale fare e zakonshme bëri që Erblin Micaj, student i Bio-Kimisë në vitin e parë të Universitetit Ismail Qemali të Vlorës, të shkonte në spitalin e Vlorës. Aty Erblini u diagnostikua me leuçemi akute, dhe pas një vizite urgjente që bëri në spitalin e Tiranës, mori konfirmimin e sëmundjes.  Deri në momentin që u diagnostikua me këtë sëmundje, Erblini nuk kishte vuajtur asnjëherë nga ndonjë shqetësim shëndetësor serioz. Menjëherë pas vizitës në Tiranë ai u dërgua në spitalin e Selanikut për të marrë një kurim të specializuar pasi mjekët në Shqipëri nuk mund të bënin gjë për të. Që prej 14 qershorit ai gjendet i shtruar në spitalin e Selanikut. E vetmja mundësi që ai të jetojë është ndërhyrja për të kryer transplant të palcës kurrizore dhe transplant total të gjakut. Për fat të keq familja e tij nuk mund t’i përballojë kostot e operacionit të cilat shkojnë deri në 500 mijë euro. Familja e tij dhe miqtë po mbledhin para për të mbuluar shpenzimet. Por përveç faktit që atyre u duhet të mbledhin një shumë të konsiderueshme, është dhe fakti që kanë vetëm një javë kohë për të mbledhur atë sasi parash pasi operacioni nuk mund të presë. Kështu që familja e tij, dhe stafi i “Shëndet Plus” ju fton të kontribuoni për shërimin e tij  me anë të numrave të llogarisë që gjenden më poshtë dhe i urojmë Erblinit shërim të shpejtë dhe t’i rikthehet sa më parë jetës së tij të mëparshme.

 

Kushërira e Erblinit : Ishte një fatkeqësi që na la pa fjalë

 

Ansarela Barjamaj është kushërira e Erblinit e cila së bashku me miqtë e tij po mundohen të mbledhin fonde për operacionin e tij. Deri tani kanë qenë të shumtë dhuruesit por ka ende nevojë për shumë para.

 

Prej sa kohësh vuan Erblini nga kjo sëmundje?

Erblini ka rreth 15 ditë që vuan nga kjo sëmundje.

 

Kur është shtruar në spital?

Në datën 13 qershor është diagnostikuar me leuçemi akute. Pasi bëri një kontroll rutinë për shkak të një gripi që e kishte zënë në spitalin e Vlorës u diagnostikua me leuçemi akute. Urgjent shkuam në Tiranë dhe u konfirmua. Për fat të keq mjekët në Shqipëri nuk mund të bënin gjë për të, kështu që e çuam për kurim në Selanik.

 

Çfarë ju kanë thënë mjekët në Selanik, si kurohet kjo sëmundje dhe sa kushton?

Na kanë thënë që ka nevojë për një operacion për t’i bërë transplant palce si dhe zëvendësim total të gjakut. Operacioni kushton 500 mijë euro dhe familja e tij e ka të pamundur që ta përballojë.

 

Si po trajtohet aktualisht?

Është duke bërë kimioterapi për të dalë nga faza akute, që të mund të bëjnë operacionin më pas.

A ka pasur dhurues deri tani?

Ka qenë situatë paksa e vështirë pasi kanë qenë dhe zgjedhjet, por gjatë javës që lamë pas ka pasur shumë njerëz që kanë kontribuar. Më vjen keq që si përmend dot pasi kanë qenë të shumë, por unë dhe familja e Erblinit i falenderojmë nga zemra.

 

Kur është caktuar data e operacionit?

Data nuk është caktuar pasi nuk kemi paratë e mjaftueshme për të kryer atë. Mjekët na kanë thënë që duhet bërë sa më shpejt, maksimuni për një javë, kështu që ju lutem të gjithë atyre që kanë mundësi të na ndihmojnë. Nëse Erblini nuk kryen këtë operacion për të nuk ka asnjë mundësi. I falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe shpresoj që dhe qytetarë të tjerë apo kushdo që ka mundësi të japë kontributin e tij për shpëtimin e Erblinit.

 

 

 

Çfarë është leuçemia akute?

Leucemia është sëmundja e kancerit që prek rruazat e bardha të gjakut, të cilat, për shkak të uljes së numrit, janë të paafta të kryejnë funksionin e tyre. Me shfaqjen e kësaj sëmundjeje përballemi me ulje të numrit të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave. Sëmundja fillon me dobësi, lodhje të shpejtë, dhembje në muskuj dhe kocka, humbje oreksi, ngritje të vogla të temperaturës. Pas kësaj faze, sëmundja fillon vrullshëm. Shfaqen gjakrrjedhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme. Ekzistojnë dy lloje të leucemisë, të cilat përcaktojnë edhe zhvillimin e sëmundjes. Leucemia akute është më e rrezikshme, pasi zhvillimi i saj bëhet me ritme të shpejta, ndërsa leucemia kronike mund të vazhdojë me vite të tëra. Kjo sëmundje është gjithmonë kronike dhe karakterizohet nga prezenca e disa celulave jonormale ose në shumë raste leucemia karakterizohet edhe si pamjaftueshmëri e gjakut dhe e palcës kurrizore. Një shumicë e tepruar e rruazave te bardha dhe një pakicë fatale e rruazave të kuqe janë karakteristikat mjekësore të sëmundjes, ndërkohe ajo shkakton në shumicën e rasteve dhembje të forta koke. Të dhënat mjekësore tregojnë se kurimi i saj varet shumë nga grada në të cilën e kap sëmundjen pacienti. Tri shenja janë karakteristike për të gjithë personat që kanë mungesë gjaku. Pjesa më e madhe e tyre kanë lodhje fizike, takikardi dhe janë shumë të zbehtë.

Simptomat
– Ethe
– Lodhje
– Dhimbje të kockave dhe muskujve
– Dhimbje koke
– Infeksione të vazhdueshme
– Njolla në lëkurë
– Gjëndra të fryra

 

Numrat e llogarive për të kontribuar në Tirana Bank :
Në lekë : AL37 2062 6022 0000 7104 6606 6001
Në euro  : AL80 2062 6015 00007004 6606 6001(SËIFT CODE:TIRBALTR)
Në dollarë  : AL53 2062 6015 0000 7004 6606 6002(SËIFT CODE:TIRBALTR)

Postime të ngjashme

Mjekja hedh foton e mushkërive të një pacienti, shpërthen: Nuk e doni jetën, vjen vetë shoku Covid, ju përqafon e kafshon...
E drejta për trajtim jashtë vendit, pacientët të painformuar. MshMs asnjë informacion publik
Skandal/ MSH jep këshilla për të nxehtin, pacientët e QSUT-së freskohen me copa kartonësh
Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë
Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën
Talasemikët: Mes nesh fëmijë me hepatit dhe HIV
Hemofilikët, pesë muaj pa ‘faktorin e jetës’
Urgjenca e QSUT-së nën presionin e radhëve të gjata, pacientët marrin serumin nëpër korridore