Ndotja e ajrit në Tiranë, 40% më e lartë se norma e BE-së

Agjencia Kombëtare e Mjedisit publikoi raportin mbi ndotjen e ajrit në Shqipëri, për sa i përket vitit 2015. Sipas këtij raporti Tirana përballet me norma të dyoksidit të nitrogjenit 40 % më të larta se kufiri i Bashkimit evropian.

Ndotja e ajrit, veçanërisht nga trafiku mbetet një problem i mprehtë në të gjitha qytetet kryesore, ndërkohë që më problematike gjendja mbetet në Tiranë.Tirane

“Nivelet e larta të NO2 janë monitoruar në stacionin Tirana MM ku kemi tejkalim të vlerës vjetore të BE-së në masën 40%. Burimi kryesor i ndotjes nga NO2 në këtë stacion është trafiku.

Nivelet më të larta të ozonit janë monitoruar në stacioni e Shkodrës, Korçës, Tiranës dhe Vlorës”, thekson Raporti i Agjencisë së Mjedisit për vitin 2015.

Cilësia e ajrit është monitoruar në qytetet kryesore të vendit Tiranës, Korçë, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Durrës. “Bazuar në të dhënat e monitoruara për vitin 2015 , vlerësohet se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është e një niveli shume të mirë”, thekson raporti.

Ndotësit kryesorë të cilësisë së ajrit urban janë pluhurat me diametër 10 dhe 2.5 mikrometër ( PM10/ PM2.5) e sidomos në dy stacionet monitorues të Tiranës, të Elbasanit e Korçës.

Burimi kryesor i ndotjes nga PM10 në stacionin e Elbasanit dhe Tirana AKM është trafiku pasi dhe stacionet janë instaluar buzë rrugëve me trafik të rënduar ndërsa në stacionin e Korçës burimi kryesor ndotjes nga PM10/2.5 është përdorimi i druve të zjarrit për ngrohjen e banesave./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen