Ndotja e ajrit po dëmton trurin e fëmijëve dhe të rriturve

Studimi i fundit mbi Barrën e Sëmundjeve në Botë pasqyron një hulumtim të të dhënave ndërmjet viteve 1990 deri në vitin 2013 nga 188 vende ku vërtetohet se, ajri i ndotur ndikon në 30 % të barrës (shkaqeve) së ishemisë cerebrale. Efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit janë më të theksuara në vendet me zhvillim të ulët dhe të mesëm, në pacientët vulnerabël me faktorë të tjerë rreziku për sëmundje të zemrës, si dhe në pacientët me episodeve të mëparshme ishemie cerebrale.

Ishemia cerebrale është shkaku kryesor i handikapeve motorike. Ajo renditet e dyta në shkaktarët e vdekjeve të personave mbi 60 vjeç, është një nga shkaqet kryesore të shtrimeve në spital dhe një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së demencës.

Lista e efekteve të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe ambientit është gjithnjë në rritje. Çrregullimet neurologjike dhe neurodegjenerative, ndoshta edhe sëmundjet neuroinflamatore, mendohet se shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit.

Në Ditën Botërore të Trurit (më 22 korrik) tema e këtij viti ishte “Ajër i pastër për një mendje të shëndetshme”, e cila kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjet neurologjike të shkaktuara nga ajri i ndotur.

Vitet e fundit, efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin tonë kanë krijuar një interes në rritje, sidomos nga institucionet ndërkombëtare të cilat japin të dhëna mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë. Të dhënat e fundit në lidhje me vdekshmërinë të cilat i atribuohen ajrit të ndotur janë12 milionë vdekje çdo vit, në mbarë botën. Këto vdekje shkaktohen nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo insuficienca kardiake kongjestive, shkaqet neurologjike si ishemia cerebrale, sëmundjet e mushkërisë dhe kanceri. Përveç ishemisë cerebrale, ndikimi i ajrit të ndotur në tru përbën një shqetësim gjithnjë në rritje.

Burimi: ISHP / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet