Ndotja e ajrit, shkak për lindjet e parakohshme?!

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Ndotja e ajrit mund të jetë shkaktar i miliona lindjeve të parakohshme që ndodhin çdo vit në të gjithë botën, mendojnë shkencëtarët.

Ndotësit mikroskopikë, të ardhur nga përpunimi i naftës dhe zjarret bujqësore, mund të përfundojnë tek mushkëritë e grave shtatzëna.

Ato më pas kalojnë tek fëmija dhe e rrezikojnë që të lindë para kohe, paralajmërojnë ekspertët.

Një raport i fundit sugjeron se ajri i ndotur mund të jetë shkaktari i më shumë se 3.4 milionë lindjeve të parakohshme në të gjithë botën që nga viti 2010.

Hulumtuesit shkencorë nga Instituti Mjedisor në Stokholm janë fokusuar tek disa substanca të caktuara – më të vogla se 2.5 mikrometër në diametër.

Ata zbuluan se kjo formë e ndotjes së ajrit ishte më e rrezikshme në Afrikën Veriore, në Sahara dhe Azinë Juglindore. Në këto 3 rajone përfshihen 60% e të gjitha lindjeve të parakohshme në të gjithë botën.

“Lindjet e parakohshme dhe sëmundjet e lidhura me to janë një nga vrasësit më kryesor të fëmijëve në Amerikë dhe në të gjithë botën”, shprehet dr. Paul Jarris, drejtor ekzekutiv mjekësor tek organizata amerikane ‘March of Dimes’, e cila është fokusuar në shëndetin e fëmijëve dhe nënave.

“Akoma ka shumë gjëra që nuk i dimë në lidhje me shkaktarët e lindjeve të parakohshme, prandaj, çdo informacion i pakët mund të jetë i dobishëm për ne”.

“E kemi ditur prej kohësh që ajri i ndotur kontribuon në shfaqjen e astmës dhe sëmundjeve të zemrës tek të rriturit. Ajo që njerëzit nuk e kanë ditur është se disa prej këtyre faktorëve të rrezikut ndikojnë tek foshnjat që para se ata të lindin. Kjo është një arsye më shumë përse duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mjedisit”.

Gati 15 milionë foshnje në të gjithë botën lindin çdo vit para javës së 37-të të shtatzënisë. Gati 1 në 13 fëmijë në Britani dhe 1 në 10 fëmijë në Amerikë kanë lindur para kohe.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, lindja e parakohshme është shkaktari kryesor i vdekjeve të fëmijëve nën moshën 5 vjeç.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?