Dr. Ervin Jonuzi, kirurg ortoped
Ndrydhja e kaviljes është një lëndim i zakonshëm dhe përgjithësisht ndodh kur kyçi i këmbës përdridhet ose kthehet përbrenda. Termi ndrydhje nënkupton dëmtimin e indeve të buta, zakonisht ligamenteve te kaviljes.
Anatomia
Cila pjesë e kaviljes përfshihet?
Ligamentet janë grupe indesh të forta që ndihmojnë në lidhjen e kockave me njëra tjetrën. Kompleksi i ligamenteve laterale (anësore) përbëhet nga tri ligamente. Ata janë: ligamenti talofibular anterior (ATFL), ligamenti calcaneofibular (CFL) dhe ligamenti talofibular posterior (PTFL). Ndrydhja e kaviljes zakonisht përfshin dy ligamente, ATFL dhe CFL. Normalisht, ATFL ruan kaviljen nga rrëshqitjet përpara, ndërsa CFL e ruan nga përdredhjet nga brenda.
Shkaqet
Pse e kam këtë problem?
Një ligament është i përbërë nga fije të shumta të indit lidhor, të ngjashme me një litar najloni. Një ndrydhje ka të bëjë me tendosjen ose këputjen e ligamenteve. Ndrydhjet e vogla vetëm sa i tendosin ligamentet. Një këputje nënkupton ose një këputje të plotë të të gjitha fijeve të ligamentit ose vetëm të një pjesë të tyre. Ligamenti dobësohet nga dëmtimi, ky dobësim varet nga shkalla e ndrydhjes.
Ligamentet laterale (anësore) janë ligamentet që dëmtohen më së shumti në një ndrydhje të kaviljes. Në këtë ndrydhje, kyçi anohet nga brenda, që do të thotë se pjesa e poshtme e këmbës anohet drejt këmbës tjetër. Kjo shkarkon gjithë presionin e peshës se trupit mbi anën e jashtme të këmbës. Si rezultat, ligamentet në pjesën e jashtme të kaviljes tërhiqen dhe me shumë mundësi këputen.
Një formë e rëndë e ndrydhjes se kaviljes, i quajtur një dëmtimi sindismos i kaviljes, përfshin dëmtimin e ligamenteve të tjera mbështetëse të kyçit. Ky lloj lëndimi quhet nganjëherë një ndrydhje e larte e kaviljes, sepse ajo përfshin edhe ligamentet sipër saj. Në një dëmtim sidomos të kaviljes, të paktën një nga ligamente lidh Tibian dhe Fibulen (kocka të këmbës) ndrydhet. Shërimi nga dëmtime të lehta të këtij lloji merr të paktën dy herë më shumë kohë sesa shërimi nga një një ndrydhje tipike e kaviljes.
Simptomat
Çfarë ndjen në një ndrydhje të kaviljes?
Fillimisht kyçi i këmbës fryhet, bëhet i dhimbshëm dhe mund të mavijoset (nxihet). Mavijosja dhe ënjtja i detyrohen çarjes së enëve të gjakut nga dëmtimi i indeve të buta. Ënjtja fillestare është në të vërtetë shenjë e gjakderdhjes në indet përreth. Kyçi fryhet nga lëngu shtese qe vazhdon të rrjedhe në inde gjatë 24 orëve pas ndrydhjes.
Njerëzit të cilët kanë pësuar ndrydhje të kaviljes disa herë kanë predispozitë ta ndrydhin atë sërish. Nëse kavilja vazhdon të kthehet përbrenda në një aktivitet, kjo gjendje quhet paqëndrueshmëri e kaviljes. Pacientët, të cilët kanë paqëndrueshmëri të kaviljes, humbasin besimin në kyçin e tyre për të mbështetur këmbën në tokë, sidomos në tokë jo të sheshtë. Ata shpeshherë kanë ënjtje rreth kaviljes që nuk largohet. Dhimbja dhe ënjtja në një artikulacion (kyç) mund të shkaktojë një refleks ku trupi inaktivizon muskujt rreth këtij artikulacioni. Kjo mund të shkaktojë ndjesinë sikur kavilja do të dalë prej vendit, që do të thotë se mund të ketë një tendencë për ta përdredhur atë përsëri shumë lehtë.
Njerëzit të cilët kanë patur ndrydhje të kaviljes disa herë ose kanë pësuar një ndrydhje të rënde janë të prirur për të patur probleme. Ligamentet që ndrydhen mund të irritohen dhe trashen, duke shkaktuar shtypje të tyre afër kufirit të kaviljes.
Diagnoza
Si mund ta diagnostikojnë mjekët këtë gjendje?
Diagnoza e ndrydhjes së kaviljes bëhet zakonisht nëpërmjet ekzaminimit të saj dhe rrezeve-X për t’u siguruar që kyçi i këmbës nuk është thyer. Një ekzaminim fizik përdoret për të përcaktuar se cili ligament është dëmtuar. Mjeku do të lëvizë në pozicione të ndryshme në mënyrë që të kontrollojë ligamentet dhe indet e buta rreth tij. Disa teste kërkojnë ushtrim presioni direkt në ligamentet e kaviljes për të parë nëse ajo është bërë e paqëndrueshme dhe për të zbuluar nëse një ose më shumë ligamente janë këputur.
Nëse dyshohet për një këputje të plotë të ligamenteve, mjeku mund të rekomandojë kryerjen e rrezeve X. Këto rreze-X merren ndërkohë që ligamentet janë vendosur në pozicion të shtire ose të tendosur. Rrezet X do të tregojnë një anim të lehtë në kockën e kaviljes nëse ligamentet janë këputur totalisht.
Trajtimi
Çfarë mund të bëhet për këtë problem?
Trajtimi jokirugjikal
Opsionet e trajtimit jokirurgjikale varen nëse problemi juaj është një ndrydhje e kaviljes apo një paqëndrueshmëri e saj.
Ndrydhja e kaviljes
Rezultatet më të mira pas ndrydhjes se kaviljes arrihen kur trajtimi nis menjëherë. Trajtimet përdoren për të ndaluar ënjtjen, të lehtësuar dhimbjen dhe për të mbrojtur sasine e peshes qe vendoset në kyçin e këmbës së dëmtuar. Trajtimi përfshin këto procedura:
- Pushim: Indet e dëmtuara të kaviljes duan kohë për t’u shëruar. Patericat parandalojnë rëndimin e peshës së trupit në kyçin e lënduar.
- Akull: Aplikimi i akullit mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe mund të reduktoje ënjtjen.
- Shtypja: Presioni i lehtë shtyn lëngun shtesë të ënjtjes larg nga kyçi i këmbës. Kjo zakonisht realizohet duke përdorur një mbështjellëse elastike.
- Ngritja e këmbës: Mbajtja e kaviljes mbi nivelin e zemrës ndihmon në kontrollin e ënjtjes.
Mjeku mund t’ju japë edhe medikamente. Qetësuesit e dhimbjes ndihmojnë me diskomfortin. Medikamentet anti-inflamatore mund të ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen dhe ënjtje dhe ndihmojnë pacientin t’i rikthehet më shpejt aktivitetit pas ndrydhjes. Këto medikamente përgjithësisht përfshijnë ilaçe te tilla si ibuprofeni. Por medikamentet e reja anti-inflamatore të quajtura COX-2 inhibitore kanë dhënë rezultate premtuese dhe duket se nuk shkaktojnë shqetësime ne stomak apo probleme intestinale.
Ndërkohë që trajtimi vazhdon, është mire që gradualisht të fillojë vendosja e peshës në kavilje. Hedhja në allci nuk preferohet pasi indet e buta dobësohen kur mbahen pa lëvizur. Por ndonjë mbajtëse mund të vishet për të mbështetur kyçin e këmbës, megjithatë lejimi i rendimit të peshës është trajtimi më popullor për të ndihmuar në reduktimin e ndrydhjes në indet e shëruara.
Shërimi i ligamenteve zakonisht zgjat rreth gjashtë javë, por ënjtje mund të jenë të pranishme për disa muaj. Mjeku mund t’ju sugjerojë te punoni me një terapist fizik për t’ju ndihmuar të rifitoni gamën e plotë të lëvizjes së kaviljes, për të përmirësuar ekuilibrin dhe maksimizuar fuqinë./ Shendeti.com.al
Pershendetje Me duhet te flas me doktori nese munde jam ber operim ne kavilje edhe me duhen disa keshilla nese se eshte mundesija Faleminderit