Ndryshime në qeveri, flitet për shkarkimin e ministrit Ilir Beqaj

Në krye të shëndetësisë mund të kemi së shpejti një ministër të ri. Sipas mediave shqiptare, kryeministri Edi Rama ka vendosur të largojë nga detyra 4 ministra të kabinetit qeveritar, njëri prej të cilëve është edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Një ditë pasi u njoftua se kabineti qeveritar do të ketë ndryshimin e një numri të pacaktuar ministrash, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e Partisë Socialiste 12 koordinatorët e qarqeve, ku ka komunikuar edhe largimin e tyre nga posti.

Nesër do të zyrtarizohen largimet e tyre dhe do të bëhen të ditur emrat e ministrave të rinj, përfshirë edhe atij të shëndetësisë.

Në orën 17:00, në komunikimin javor në Facebook, kryeministri Edi Rama do të japë arsyet e ndryshimeve në qeveri

Postime të ngjashme

Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe