Ndryshime të vogla, përfitime të mëdha

Të ndryshoni disa nga zakonet tuaja të përditsheme mund t’ju sjellë përfitime të mëdha shëndetësore. Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë për të pasur një stil jetesë më të mirë:

mengjesNdiqni programe mbi fitnesin- ndërkohë që jeni në shtëpi, në vend të një filmi apo emisioni televiziv mund të filloni të interesoheni më shumë për emisionet në lidhje me ushtrimet fizike, kjo mund t’ju ndihmojë të inkurajoheni më shumë për tu ushtruar dhe ju.

Praktikoni dieta të pasura me fibra- dietat e pasura me ushqime përmbajnë më shumë fibra. Frutat dhe perimet janë të pasura me fibra dhe ju  ndihmojnë për të pasur peshën e duhur dhe shëndet të mirë.

Ecni- merrni shkallët në vend të ashensorit. Nëse përdorni makinë kujdesuni ta parkoni sa më larg nga hyrja kështu do të keni shansin të ecnii më shuam dhe ti bëni nj ëtë mirë shëndetit.

Merrni drekën me vete nga shtëpia- nëse doni të hani shëndetshëm dhe të kurseni para, zgjidhja është e thjeshtë. Përgatisni drekën në shtëpi dhe evitoni ushqimet e përpunuara të pasura me yndyrna dhe kalori.

Hani mëngjes- mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Hani vezë, spinaq, dhe pini një gotë qumësht pasi mëngjesi i pasur me fibra dhe proteina ju ndihmon të ndjeheni të ngopur deri në drekë.

Qëndroni aktiv- në vend që të rini gjithë ditën para kompjuterit mund të përpiqeni të qëndroni në lëvizje,duke bërë shëtitje në park ose thjesht duke ecur. Të qëndruarit aktiv ju ndihmon gjithashtu të jeni më të kthjellët./Cosmopolitan magazine

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut