Ndryshojnë kremrat kozmetikë, s’ka rëndësi lloji i lëkurës

Ndarja e zakonshme dermatologjike e tipit të lëkurës, pra e thatë, e yndyrshme apo normale për trajtimet estetike, duket se nuk është më e vlefshme. Po ashtu edhe ndarja e moshës 20-30, 30-40, 40-50 dhe mbi 50 duket se nuk është më e duhura. Problemet estetike nuk janë më ato të dikurshmet. Diferencën e krijon mënyra si jetoni. Janë elemente të reja ato që merren parasysh kur zgjidhet një trajtim i bukurisë së fytyrës: niveli i stresit, puna, ambienti, orët e lekura llojigjumit, ushqimi, stili i jetës për 20-vjeçaret apo 60-vjeçaret. Ky është studimi më i fundit mbi trendin e bukurisë 2015-2025 i kryer nga “Diagonal Reports”, shoqëria irlandeze e kërkimit të tregut me degë në gjithë botën.

“Fjalori i bukurisë po ndryshon sepse kanë ndryshuar zakonet dhe nevojat e konsumatorëve, – thuhet në studim. – Përkufizimet dermatologjike duhen riparë nisur nga nevojat dhe problemet. Fjalët e reja për kurat estetike kanë më tepër lidhje me individin dhe raportin e tij me stresin, ndotjen e mjedisit dhe stilin e jetës”.

E nëse njerëzit e kanë kuptuar se bukuria e tyre varet shumë nga stresi dhe lodhja, shumë dermatologë dhe industri kozmetike ende nuk janë gati për të ndryshuar. Por ka sinjale ndryshimi edhe në këtë drejtim. Në vend të aparaturave për të matur tharjen e lëkurës dhe mbajtjen e ujit, po shfaqen matjet e stilit të jetës. Qendrat e estetikës më të avancuara ofrojnë teste që vlerësojnë se sa ambienti ka dëmtuar bukurinë, analiza gjaku për të treguar mungesën e mineraleve dhe vitaminave për të luftuar faktorët oksidativë që sulmojnë lëkurën. Flitet madje edhe për imunomaninë, ndërsa javët e fundit kanë filluar të shfaqen kremra, pilula dhe shtojca antirrudhë që forcojnë mbrojtjen e natyrshme të lëkurës. Në parfumeritë japoneze në 20 ditët e fundit janë shitur mbi 25000 pako serumi që riforcon mbrojtjen imunitare të lëkurës, një trajtim që përdoret paravarësisht moshës dhe llojit të lëkurës, i sapodalë në treg nga kolosi “Shiseido”.

“Lëkura është organi më i madh imunitar dhe vepron si një mbrojtëse e organizmit nga ambienti i jashtëm, – thonë kërkuesit japonezë. Serume të reja dhe produkte të tjeran duhet të përdoren, sepse të gjithë janë të stresuar edhe kur lëkura e tyre është e re dhe pa defekte”./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026