Ndryshon destinacioni për urgjencat Covid-19 në Tiranë

Duke qenë se pas dy ditësh do të nisë puna për projektin e ri të Spitalit Infektiv, nga 23 marsi, urgjencat COVID do të priten në strukturën e ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në kuadër të fuqizimit të kapaciteteve në sistemin spitalor dhe veçanërisht në përgjigjje të fuqizimit të kapaciteteve për shërbimet spitalore për sëmundjet infektive dhe Planin e Masave 2021-2022 për përgjigjien ndaj pandemisë Covid-19, pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. Spitali Covid 1 ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin Sars-Cov2 gjatë pandemisë Covid-19 dhe me zbatimin e këtij projekti do të filloje puna për rehabilitimin me standardet më të mira, për të garantuar një shërbim sa më cilësor për qytetarët. QSUT ka marrë të gjitha masat për organizimin e ri të shërbimit infektiv, në mënyrë që të garantohet plotësisht shërbimi për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në strukturën spitalore Covid3.

Informojmë se, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 23 Mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid. Sa i takon trajtimit të pacientëve me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore të nevojshme si dhe janë marrë të gjitha masat për çdo skenar sipas dinamikës së pandemisë përgjatë zbatimit të këtij projekti. Rikonstruksioni i plotë i spitalit infektiv, i cili pritet të nisë së shpejti, është një investim i shumë i rëndësishëm për modernizimin e këtij shërbimi dhe kthimin e Spitalit Infektiv në një qendër reference për të gjithë vendin.

 

Postime të ngjashme

"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona