Ndryshon ligji kundër duhanit: Nuk lejohet cigarja elektronike në ambientet e mbyllura

Produktet novatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar, si cigarja elektronike dhe duhani me ngrohje, do të konsiderohen produkte duhani dhe do të trajtohen si të tilla. Ndaj, subjektet që lejojnë konsumimin e tyre do të gjobiten 6 fish më tepër se më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjet Sociale ka njoftuar sot miratimin e ndryshimeve në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, me qëllim me forcimin e masave kundër duhanpirjes dhe përfshirjen në ligj të të gjitha produkteve të duhanit që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve. Ndryshimet e reja në ligj parashikojnë ndalimin e pirjes së cigares elektronike, duhanit me ngrohje, shisha/nargjile në ambientet e mbyllura, si dhe shitjes së produkteve të duhanit me shije karakteristike dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masë për të dekujaruar duhanpirjen.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale paralajmëron shumëfishim gjobash deri në 6 herë për shkelësit e ligjit, deri në heqje license./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni