Në 80% të rasteve kanceri i veshkave mund të parandalohet në mënyra natyrale, ja si ta parandaloni atë:

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Veshkat janë organet përgjegjëse për heqjen e ujit shtesë dhe mbeturinave nga trupi. Nëse ato shfaqin probleme atëherë e ngadalësojnë funksionin e tyre dhe kjo çon në akumulimin e mbeturinave në gjak, të cilat shkaktojnë dëme të pakthyeshme në veshka. Kanceri i veshkave është i përhapur në 1 deri në 5 e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet e veshkave. Sipas disa studimeve, rreth 80% e këtyre rasteve mund të parandalohen nëse ndiqni regjim të rregullt ushqimor dhe nëse tregoheni të kujdesshëm.

Ja si të parandaloni rrezikun e shfaqjes së kancerit të veshkave:

kancer-i-veshkaveShtoni ngjyra në dietën tuaj: frutat dhe perimet janë të pasura me vitamina dhe minerale. Për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm dhe të veshkave konsumoni 5 fruta dhe perime me ngjyra të ndryshme çdo ditë. Kini kujdes që të jenë të freskëta dhe të lara mirë.

Mbani nën kontroll presionin e lartë të gjakut: sipas disa studimeve mjekësore është zbuluar se presioni i lartë i gjakut është një nga faktorët që ndikon në zhvillimin e kancerit të veshkave. Merrni trajtimin e duhur për uljen e presionit të gjakut dhe kombinojeni me një dietë të pasur ushqimore dhe me mënyra natyrale.

Qëndroni larg kimikateve: pacientët që vuajnë nga sëmundet e veshkave janë disa herë më të rrezikuar se të tjerët për t’u prekur nga kanceri i veshkave nëse janë të ekspozuar ndaj kimikateve. Kimikatet përfshijnë tymin e duhanit, djegien e lëndëve djegëse fosile, kimikatet në natyrë, pesticidet etj.

Mbani nën kontroll peshën trupore: mbipesha është shkaktar në një të katërtën e rasteve për zhvillim të kancerit të veshkave. Mbipesha mund të ndikojë edhe në sëmundje të tjera kronike.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome