Në cilat raste duhet marrë doza e tretë e vaksinës? Mjeku Alimehmeti prezanton të dhënat e fundit

Teksa ende vendi ynë përballet me pandeminë e koronavirusit, epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka rikujtuar qytetarët disa këshilla se kur ata duhet ta bëjnë dozën e tretë të vaksinës. Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij zyrtare të dhënat e fundit shkencore në lidhje me marrjen apo jo të kësaj doze.

Postimi

“Nuk të jepet kurrë një shans i dytë për të dhënë përshtypjen e parë.”
Cit.: Will Rogers
Miqtë, më poshtë do të hedhim pak dritë mbi disa prej pyetjeve tuaja mbi dozën e tretë të vaksinës. Së pari, nëse e ke kaluar sëmundjen përpara apo pas dy dozave të vaksinës, nuk ka nevojë për dozë të tretë. (e kemi shtjelluar gjerë e gjatë sa i fortë dhe i qëndrueshëm është imuniteti natyror)

Së dyti, një numër shumë i vogël personash që e kanë kaluar (p.sh. me transplante apo sëmundje të rënda imunitare) mund të kenë nevojë të bëjnë gjithsesi dozën e tretë pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët.

Së treti, doza e tretë duket se është e rëndësishme për t’u bërë në moshat më të mëdha (le të themi >55 vjeç), ndërsa te moshat më të reja vetëm nëse janë persona të sëmurë apo që dëshirojnë ta bëjnë për arsyet e tyre personale.

Së katërti, vaksina që duhet përdorur për dozë të tretë, nëse nevojitet, është Pfizer (ose Moderna atje ku është e disponueshme)

Pyetja më lokale në Shqipëri është:
Nëse jam vaksinuar me CoronaVac (dy doza), çfarë duhet të bëj për dozën e tretë?
Që ditët e para, përshtypja e parë ishte e qartë:
“CoronaVac kishte njëkohësisht edhe efikasitetin më të ulët edhe efektet anësore më të pakëta në krahasim me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca”
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një efikasitet 51% kur i dha autorizimin e emergjencës, por gjithashtu OBSH-ja na la dopio gjashtën në dorë për moshat >60 vjeç, duke deklaruar se:
“…OBSH u ka rekomanduar shteteve që përdorin CoronaVac që të bëjnë vlerësimet e tyre në moshat më të mëdha, për shkak se të dhënat e disponueshme vlerësoheshin të pamjaftueshme”.
Një artikull me peshë madhore u botua nga institucionet e Qipros Veriore (e njohur si Qipro turke) në Lancet Microbe më datë 09 Shkurt 2022.
Siç e dimë, Shqipëria e ka strategjinë e vaksinimit shumë të ngjashme me Turqinë dhe  rrjedhimisht, me Qipron Veriore. Për këtë arsye ky artikull na vërteton qartë atë çka kishim vlerësuar më parë.

Studiuesit kanë hulumtuar përgjigjen e antitrupave të dhënë nga Pfizer, AstraZeneca dhe CoronaVac pas dy dozave të para dhe pas dozën së tretë Pfizer apo CoronaVac.
Rezultatet ishin krejt të pritshme. Edhe pse grupi i vaksinuar me Pfizer ishte më i moshuar dhe me më shumë meshkuj se sa grupi me CoronaVac (Tabela 1), niveli më i lartë i antitrupave u arrit nga: Pfizer, i ndjekur nga AstraZeneca, dhe në fundCoronaVac.

Pas 3 muajve nga doza e dytë:
100% e të vaksinuarve me Pfizer kishin antitrupa (seropozitivë);
90% e të vaksinuarve me AstraZeneca kishin antitrupa (seropozitivë);
60% e të vaksinuarve me CoronaVac kishin antitrupa (seropozitivë).

Tek të vaksinuarit me dy doza CoronaVac, në krahasim me nivelin e antitrupave 1 muaj pas dozës së dytë, vaksinimi me dozën e tretë pas 6 muajve prodhoi:
rritje 7.9 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte Pfizer, dhe rritje 2.8 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte sërish CoronaVac.

Autorët dalin në përfundimin që kemi të qartë prej kohësh:
Duke marrë parasysh nivelin e ulët të antitrupave dhe rënien e shpejtë të tyre në grupin e individëve mbi 60 vjeç të vaksinuar me CoronaVac, për të mbajtur një përgjigje më të gjatë të antitrupave në këtë grupmoshë, duhet marrë në konsideratë përdorimi i vaksinave më të fuqishme qoftë si vaksinim fillestar, qoftë si dozë përforcuese.

Shënim: Studimi është i financuar nga popullata, pasi gjërat nuk bien nga qielli (crowdfunded)!

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë