Në Francë kanceri i gjirit operohet nën hipnozë

Elena Beta

Në Francë kanceri i gjirit operohet edhe me hipnozë. Rreth 70 gra kanë zgjedhur këtë formë për të bërë operacionin, teknikë e cila ka disa muaj që ka dalë në qarkullim. Mundësia është të zgjedhësh mes anestezisë së përgjithshme, që ndonjëherë sjell shqetësim tek pacientet, ose hipnozës.

HipnoterapiaGratë të cilat kanë zgjedhur hipnozën gjithsesi i janë nënshtruar anestezisë lokale. Kjo teknikë e futjes në gjumë të thellë, edhe pse nuk përdoren ilaçe, nuk është e efektshme tek të gjithë dhe në çdo rast. Në fakt hipnoza për momentin mund të përdoret vetëm për disa kategori pacientësh psh: tek gratë të cilat duhet të rimarin veten shpejt pas operacionit, si mamatë e reja të cilat sapo kanë lindur një fëmijë, ose pacientët e dobët për të cilët anestezia e përgjithshme do të ishte tepër e rrezikshme.

Sipas një artikulli të botuar në një gazetë franceze, gratë mund t’iu përgjigjen të gjitha pyetjeve gjatë operacionit dhe anestezisti që praktikon hipnozën u flet me ton të qetë, duke i thënë fjalët lehtë dhe duke u përpjekur t’i çojë mendimet e pacienteve në momentet e bukura ose në vende ku janë ndier mirë.

Jo të gjithë mund ta përdorin këtë teknikë.

Ato gra të cilat kanë përdorur hipnozën gjatë operacionit thonë se kanë dëgjuar fjalët e kirurgëve, por kurrsesi nuk kanë ndier dhimbje.

“Ajo që më frikësonte më shumë nga operacioni, ishte anestezia e përgjithshme, – thotë një paciente 66-vjeçare. Ishte ndërhyrja ime e 12-të, dhe jo gjithnjë kam pasur zgjime të lehta. Por mund të them se nëse është e nevojshme, do ta ribëja operacionin nën hipnozë”.

Por jo të gjithë njerëzit mund të përdorin këtë teknikë, pasi vetëm një e treta e tyre mundet të qëndrojë në gjëndje hipnoze përgjatë gjithë operaconit.

Gjithashtu numri i personave të cilët nuk janë përfshirë plotësisht në hipnozë varion nga 5% deri në 10%.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar